Izraeli ka bërë vaksinimin kundër coronavirusit tek më shumë se një milion njerëz, niveli më i lartë në botë, ndërsa përpjekjet globale të imunizimit po rriten.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Izraeli ka një normë prej 11.55 dozave të vaksinimit për 100 njerëz, ndjekur nga Bahreini në 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.47, sipas një faqe interneti të lidhur me Universitetin e Oksfordit.
Për krahasim, Franca kishte vaksinuar 138 persona gjithsej deri më 30 dhjetor.
Ndryshe, më shumë se 1.8 milion njerëz kanë vdekur tani nga virusi në të gjithë botën.
Shifrat krahasuese për vaksinimin janë mbledhur nga “Our World in Data”, e cila është një bashkëpunim midis Oksfordit dhe një organizatë bamirësie arsimore me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata matin numrin e njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës së coronavirusit.
Shumica e vaksinave të aprovuara për përdorim deri më tani mbështeten në dy doza.
Ndërkohë bëhet e ditur se SHBA mbetën shumë larg nga synimi i saj për të vaksinuar 20 milionë njerëz deri në fund të vitit 2020, me vetëm 2.78 milionë që kishin marrë një të tillë deri më 30 dhjetor.
Izraeli filloi vaksinimet në 19 dhjetor dhe po jep vaksina për rreth 150,000 njerëz në ditë, me përparësi mbi të 60-at, punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit që janë klinikisht të ndjeshëm.
Kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili po bën fushatë për rizgjedhje, ka parashikuar që Izraeli mund të dalë nga pandemia që në shkurt – por tani është në bllokimin e tretë kombëtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Scholz pranon humbjen

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë