LAJMI I FUNDIT:

Izraeli bombardoi ndërtesat e banimit dhe shkollat në Gaza – thotë OKB

Izraeli bombardoi ndërtesat e banimit dhe shkollat në Gaza – thotë OKB

Izraeli i ka goditur ndërtesat e banimit, përfshirë blloqet e ndërtesave të larta, si dhe shkollat gjatë bombardimeve në Rripin e Gazës, duke vrarë civilë, tha të martën komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk.

Ushtria izraelite i ka vazhduar të martën bombardimet vdekjeprurëse ndaj Rripit të Gazës së kontrolluar nga Hamasi, pasi grupi militant kërcënoi se do t’i vriste disa prej rreth 150 pengjeve që i rrëmbeu në fundjavë, nëse sulmet ajrore do të vazhdonin pa paralajmërim.

“Ligji ndërkombëtar është i qartë: kujdesi i vazhdueshëm është detyrim për ta kursyer popullatën civile dhe caqet civile gjatë sulmeve”, tha Turk në një komunikatë.


Të nënën, Izraeli njoftoi rrethimin e plotë të Rripit të Gazës, duke mos lejuar futjen e ushqimit dhe ujit, si dhe duke e ndërprerë furnizimin me rrymë.

Pamje që thuhet se tregojnë momentin kur militantët e Hamasit hapin zjarr ndaj shoferit i cili "u përpoq të arratisej nga sulmet e tyre"
Lexo po ashtu Pamje që thuhet se tregojnë momentin kur militantët e Hamasit hapin zjarr ndaj shoferit i cili "u përpoq të arratisej nga sulmet e tyre"

Për këtë, Turk tha se rrethimet të cilat e rrezikojnë jetën e civilëve janë të ndaluara me ligj ndërkombëtar.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë të martën se e kanë siguruar kufirin me Gazën, nga ku mijëra luftëtarë të Hamasit ishin futur në Izrael të shtunën për ta nisur sulmin më të rëndë ndaj këtij vendi në dekadat e fundit.

Numri i të vdekurve në Izrael është rritur në 900 nga sulmet e Hamasit, për të cilat Izraeli është hakmarrë me bombardime mbi Gazën, ku kanë mbetur rreth 700 të vrarë.

Ushtria izraelite tha të martën se i ka gjetur mbi 1.500 trupa të militantëve të Hamasit brenda Izraelit.

Ajo, po ashtu, njoftoi se pothuajse e ka përfunduar evakuimin e komuniteteve izraelite përreth kufirit me Gazën.

Hamasi tha të hënën se katër prej pengjeve që i ka rrëmbyer janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite. Më vonë, grupi militant tha se mund të fillojë t’i vrasë ata vetë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi

NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi

Botë
A mundet Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?

A mundet Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?

Amerika
Thellohen tensionet Izrael-Francë: Publikohen pamjet ku policia izraelite arreston stafin francez në një vend të shenjtë në Jerusalem

Thellohen tensionet Izrael-Francë: Publikohen pamjet ku policia izraelite arreston stafin francez në një vend të shenjtë në Jerusalem

Azia
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë parë një stuhi si kjo për të paktën 30 vjet

Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë parë një stuhi si kjo për të paktën 30 vjet

Amerika

"Krimea t'i falet Rusisë", ekipi i Trumpit distancohet nga deklarimet e republikanit Bryan Lanza

Botë
Shkencëtarët thonë se bota po hyn në një epokë të re 'të paparashikueshme' klimatike - çfarë po paralajmërojnë ata?

Shkencëtarët thonë se bota po hyn në një epokë të re 'të paparashikueshme' klimatike - çfarë po paralajmërojnë ata?

Botë
Kalo në kategori