LAJMI I FUNDIT:

Izolohen banorët e Dukagjinit, mbyllen shkollat dhe qendrat shëndetësore

Izolohen banorët e Dukagjinit, mbyllen shkollat dhe qendrat shëndetësore

Prej më shumë se një jave dy njësi administrative në zonën e Dukagjinit janë të bllokuara dhe kalimi në drejtim të tyre është pothuajse i pamundur. E vetmja rrugë kalimi është përmes gurëve duke rrezikuar jo pak jetën e përditshme të banorëve.

“Si e shihni vetë rruga për faqe të zezë, shumë problem”. Prej sa ditësh qarkulloni në këtë mënyrë? “Një javë”, u shpreh një qytetar p.

Si pasojë e punimeve në rrugën e Dukagjinit, nga rrëshqitja e dherave pak ditë më parë 59-vjeçari Zef Perndreu që po punonte me eskavator për hapjen e rrugës përfundoi në humnerë dhe humbi jetën. Që nga ajo ditë punimet janë ndërprerë dhe rruga vijon të jetë e bllokuar.


Euronews Albania u interesua tek firma që ka marrë përsipër hapjen e rrugës, por nuk mori asnjë përgjigje.

Banorët thonë se janë në gjendje shumë të vështirë dhe rrezikojnë që edhe prodhimet e tyre të kalben si pasojë e bllokimit të rrugës.

Me bllokimin e rrugës është pezulluar gjithashtu dhe mësimi për 3 shkolla në Dukagjin si dhe qendra shëndetësore është jashtë funksionit. Banorët bëjnë apel për ndërhyrje.

“Janë tre katër shkolla që janë të bllokuara . Është qendra shëndetësore e bllokuar totalisht. Nuk kemi parë asnjë njeri që te bashkia. Nuk më intereson as i majtë, as i djathtë. Popullit i intereson rruga vëlla”, u shpreh një qytetar.

Ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë me rrugën e Dukagjinit pasi prokuroria e Shkodrës po vijon hetimet për aksidentin me pasojë vdekjen e eskavaroristit 59-vjeçar ndërsa në të gjithë rrugën vihen re edhe pjesë të tjera me rrezik shembje që mund të rrezikojnë jetën e kalimtarëve por dhe punonjësve të firmës. Rruga e Dukagjinit ishte investimi i parë i Benet Becit në krye të bashkisë së Shkodrës me vlerë fillestare 1.5 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori