Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, ka paralajmëruar sot se do të hapin lëndë për raste të nepotizmit edhe gjatë periudhës së kaluar. Ajo para takimit me organizatat joqeveritare, tha se gjatë kësaj jave do të mbajnë seancën e tretë dhe do të hapin raste të reja. Ivanovska tha se do të analizohet periudha prej vitit 2015, kur kishte ndryshim të rregullativës ligjore, megjithatë, siç theksoi ajo, nuk përjashtohet mundësia që të analizohet periudha edhe para 2015-tës.
“Do të vazhdojë procedura. Ne disa herë kemi thënë se ne nuk punojmë raste për person të caktuar por, raste se si ka funksionuar sistemi i punësimit. Qëllimi ynë është që në atë drejtim të arrijmë të përmirësojmë sistemin e punësimit, pavarësisht se cili person paraqitet në atë konkurs”, tha Biljana Ivanovska, Komisioni për Antikorrupsion.
Kryetari i institutit për demokraci “Societas Civilis”, Marko Troshanovski, tha se përpos punës dhe përgjegjësisë së këtij komisioni, nevojitet edhe reformat në gjyqësor, pasi nëse lëndët e këtilla nuk procedohen në Prokurorinë Publike, sërish do të ketë zvarritje dhe papërgjegjësi. Andaj, Troshanovski porositi që organizatat joqeveritare dhe mediat duhet të jenë të zëshëm në këtë drejtim.
“Duhet të merret parasysh, të mos krijohen pritje shumë të mëdha nga ky institucion, sepse finalizimi I proceseve në pjesën më të madhe përfundon nga Prokuroria Publike. Ne si OJQ, por edhe mediat, duhet të insistojmë në reforma në atë institucion, sepse nëse mbetet në këtë nivel kadrovik, mënyrën e zgjedhjes së prokurorit publike dhe ngjashëm, pjesa më e madhe e pritjeve mund të jenë zhgënjyese, duhet ta kemi atë parasysh”, Marko Troshanovski, Societas Civilis.
Ndërkohë, Xhabir Derralla nga Civili, thotë se gjatë periudhës mbi 10 muajsh që ky komision kishte ngecje në punën e tij, mund të thuhet se OJQ-të dhe mediat janë ata që në një fare mënyrë kanë qenë roje apo ndërgjegjja e shoqërisë. Ai ka shtuar se ky komision duhet të përforcohet edhe më shumë dhe të jetë i pavarur.
“Shteti nuk duhet të kursen në resurse, të kursen në atë që të luftoj kundër korrupsionit. Kjo do të thotë se sekretariati duhet të përforcohet me personel. Ky komision duhet të merr garancë më të madhe dhe më serioze për pavarësi , që momentalisht vet ligji ndoshta e pamundëson deri në fund. Ajo duhet të kihet parasysh në periudhën në vazhdim”, Xhabir Deralla, Civil.
Ndërkaq, duke folur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Derralla theksoi se është shumë e rëndësishme që tani të jemi zgjuar sepse, ka shumë mënyra të tradhtohet besimi i qytetarëve dhe votuesve në përgjithësi, në këtë periudhë zgjedhore./Shenja/
https://www.youtube.com/watch?v=xYObj6dp1gQ
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania