LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Pres që në samitin e radhës të bëhemi pjesë e NATO-s

Ivanov: Pres që në samitin e radhës të bëhemi pjesë e NATO-s

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pret që në samitin e radhës në NATO Maqedonia përfundimisht të bëhet anëtare e Aleancës, ndërsa Greqia të tregojë ndërgjegjshmëri për atë që ndodh në rajon.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës së sotme në kazermën “Çojlija”, Ivanov tha se nga ana e Maqedonisë është përmbushur gjithçka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpresoj që këtë radhë strukturat e NATO-s nuk do të mbajnë peng asnjë anëtare të tyre, e cila vepron para se gjithash për interesat e veta. Presim që në samitin e radhës të NATO-s Maqedonia të bëhet përfundimisht anëtare e saj. Ajo që kërkon Greqia është në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe atje veprohet me çështjen e emrit”, tha mes tjerash Ivanov.


I pyetur për pritjet e tij nga kryesimi i Bullgarisë me BE-në, Ivanov tha se atë që Maqedonia e ka treguar me Bullgarinë, tregon se përgjithmonë dëshiron t’i mbyll të gjitha çështjet e hapura.

Ndërsa në lidhje me qëndrimin e Maqedonisë në Kombet e Bashkuara për çështjen e Jerusalemit, Ivanov tha se vendimi është sjellur në qeveri dhe se edhe ai ka përgjegjësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori