Presidenti Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij të fundit tradicional vjetor për deputetët në Kuvend, kërkoi që shumica të heqë dorë dhe të refuzojë marrëveshjen e Prespës, përsëriti se Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte jokushtetues dhe u miratua jashtë çdo procedure dhe jashtë organeve kompetente, ndërsa për amnistinë aktuale tha se është bërë për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese përmes shantazheve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se ndryshimi midis faljeve së tij në vitin 2016 dhe amnistisë aktuale është në qëllimet. “Qëllimi im ishte pajtimi përmes faljes, ndërsa qëllimi juaj është të siguroni mbështetje për ndryshimet kushtetuese përmes shantazhit. Ndërsa unë vendimin për falje e kam marrë për të parandaluar kaosin në shtet, ju vendimin për amnisti po e bëni për të legalizuar kaosin e shantazhimit dhe shkeljen e sundimit të ligjit”, tha Ivanov.
Për partinë në pushtet LSDM, lajmi i vetëm mirë nga fjalimi i Ivanovit është se ai po shkon, ndërsa tashmë dihet se ai ka konfirmuar rolin e një elementi antiperëndimor dhe antikombëtar.
Nga BDI, deputetët e të cilëve nuk morën pjesë në seancë, thonë se është lajmi i mirë që Ivanovi po shkon. Deputeti Artan Grubi propozoi dje që slogani i OJQ-ve “bojkotojë” të quhet “Ivanov”.
Deputeti Antonio Milloshoski nga radhët e OBRM-PDUKM-së vlerësoi se Ivanov në fjalimin e tij konfirmoi se ai është një politikan i qëndrueshëm i cili i përmbahet parimeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës