LAJMI I FUNDIT:

Ivanka Trump ‘ua ndaloi që të përdorin shtatë tualetet e rezidencës së saj’ – truprojat u detyruan të udhëtonin një milje larg për të urinuar

Ivanka Trump ‘ua ndaloi që të përdorin shtatë tualetet e rezidencës së saj’ – truprojat u detyruan të udhëtonin një milje larg për të urinuar

Vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka, ua ka ndaluar truprojave të saj të Shërbimit Sekret të përdorin tualetet në rezidencën e saj në Uashington DC.

Madje, siç pretendohet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata janë detyruar të udhëtojnë rreth një milje për të kryer nevojën e tyre fiziologjike.

E ashtuquajtura “Vajza e Parë” dyshohet se personalisht refuzoi të ofrojë “lehtësira” në rezidencën e saj – me gjashtë dhoma të gjumit dhe shtatë banjo – në Kalorama të Uashington DC dhe thuhet se nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë.


Kjo, siç pretendojnë mediat më tej, i detyroi disa agjentë të vozisnin një milje për në kompleksin e zëvendëspresidentit Mike Pence në Observatorin Detar të SHBA-së, në të cilat objekte ata ishin “të mirëpritur” për t’i shfrytëzuar.

Mediat kanë raportuar për “sagën e tualetit”, e cila supozohet se përfundoi vetëm me marrjen me qira të një studioje të financuar nga taksapaguesit – 3,000 dollarë në muaj – komplet me banjë – afër shtëpisë së marrë me qira të Ivanka.

Drama thuhet se filloi menjëherë pasi Ivanka, burri i saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre u zhvendosën nga New York në DC në fillim të vitit 2017 për të punuar për administratën e Presidentit Trump. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Kalo në kategori