Ivanka Trump shkëlqeu me një fustan ngjyrë rozë në dasmën e Jeff Bezos

Ivanka Trump shkëlqeu me fustan ngjyrë rozë në dasmën e çiftit Bezos.
Vajza e parë e presidentit Donald Trump mbërriti në ceremoninë e shumëpritur të martesës së miqve të saj, Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos, në Venecia të Italisë, e veshur me një fustan të gjatë rozë nga stilisti Tony Ward.
Dizajni pa rripa ishte i mbuluar me motive lulesh me shkëlqim, ndërsa pjesa e mesit ishte e zbukuruar me rruaza në formë petalesh që zbresin deri në fund të fustanit.

Fustani kishte një çarje të thellë në njërën këmbë, ndërsa Ivanka kishte zgjedhur një stil minimalist për aksesorët — duke shmangur varëset dhe duke preferuar vathë të gjatë me diamant.
Flokët i kishte ndarë në vijë anësore dhe i kishte stiluar thjeshtë, ndërsa pamjes i kishte shtuar gjallëri me një buzëkuq rozë të ndezur.

Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, dukej elegant me një smoking klasik të zi.
Ivanka kishte mbërritur në qytet që të martën, bashkë me familjen — përfshirë edhe fëmijët: Arabella Rose, 13 vjeçe, Joseph Frederick, 10 vjeç dhe Theodore James, 8 vjeç. /Telegrafi/

















































