Ivana Knoll u shfaq në Volksparkstadion në Hamburg.

Tifozja më e famshme kroate është shfaqur me geta të kuqe, të kombinuar me një triko të shkurtër bardh e kuq.


Knoll tërhoqi vëmendjen e fansave dhe fotografëve kroatë dhe bëri një shenjë në zemër me duar dhe dërgoi puthje nga tribuna.

Screenshot 44 1 Ivana Knoll

Ajo arriti në Gjermani pak para nisjes së Kampionatit Evropian, gjersa ndau detaje nga akomodimi në Berlin.

“Kam paguar 650 euro për një natë, dhe çmimi përfshin: dhomë të vjetër pa ngrohje, palestra dhe pishina nuk janë të disponueshme për shkak të renovimeve dhe për më tepër, menaxheri është i papërshtatshëm”, shkroi ajo në një video.

Knoll tërhoqi vëmendje të madhe në Kampionatin Botëror në Katar në 2022.

Për të pati shkrime të ndryshme në tabloidet ndërkombëtare, duke u komentuar më shumë për paraqitjet. /Telegrafi/

Screenshot 45 1 Ivana Knoll