Një tentativë grabitjeje ka ndodhur në Graçanicë mbrëmë rreth orës 21:00.

Një person i maskuar hyri në shtëpinë e një çifti kosovar, duke i sulmuar dhe kërkuar para.


Siç njofton policia, pas kryerjes së veprës, grabitësi u largua në drejtim të panjohur. Viktimat u dërguan për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /Telegrafi/