Policia e Kosovës ka arrestuar babë e bir në një fshat të Zveçanit, nën dyshimet se kanë kryer veprat penale blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge, mbajtje në pronësi posedimi i pa autorizuar i armës dhe falsifikim i dokumentit.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë Veri, pas pranimit të një informacioni në lidhje me dyshimet për substancë narkotike dhe armë në një fshat të komunës së Zveçanit, ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore.
“Është ndaluar vetura e dyshuar me vozitës (J. A.), në të cilën gjatë kontrollit nen ulësen e vozitësit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë (453) Gr”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit (J. A.), ku gjatë kontrollit në dhomën e të birit të tij (M. A.), si dhe në shtëpi janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
- Pistoletë Berata,
- Një karikator,
- Katër (4) Fishek te kalibrit 7.62 mm,
- Sasi e dyshuar e marihuanes me peshe 2.71 gram,
- Qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike,
- Një sim kartel,
- Dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të dyshuarit M. A.
- Disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike,
- Veturë Opel Zafira,
- Substancë e dyshuar narkotike për kokainë, me peshë (453) Gr.
“Ndaj dy personave të dyshuar janë iniciuar rastet – Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge, Mbajtje në pronësi posedimi i pa autorizuar i armës dhe Falsifikim i Dokumentit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që personave të dyshuar pas intervistimit të ju caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?