Një italian i gjetur me “humbje të dukshme të kujtesës” është duke u pyetur nga policia mes raporteve që ai kërkoi në internet për ‘si të zhduket pa gjurmë’.
Salvatore Mannino, 52 vjeç, u zbulua nga policia në Katedralen e St. Giles në Edinburg – Skoci, muajin e kaluar dhe pretendoi të mos kishte asnjë ide se kush ishte ai.
Sipas mediave, përcjell Telegrafi, biznesmeni, i cili mbetet nën mbikëqyrje në spital, ishte zhdukur nga Lajatico, pranë Pizës, Itali, një ditë më parë, pas marrjes së fëmijëve të tij në shkollë.
Sipas njoftimeve në mediat italiane, hetuesit kishin gjetur kërkime në kompjuterin e tij se “si të zhdukesh”.
Gjithashtu, është raportuar se Mannino u përpoq të mbyllte llogaritë e përbashkëta bankare që i përkisnin atij dhe gruas së tij, duke transferuar paratë vetëm në llogaritë nën emrin e saj.
Veç këtyre, njoftohet se para se të dilte nga shtëpia e familjes, ai la një çantë me 10,500 euro dhe një letër me një kod numerik.
Filippo i tha Corriere della Sera: “Ishte një mesazh që babai më la të deshifroj, jam i sigurt për këtë, sepse ai e dinte se unë jam i pasionuar për lojërat matematikore”.
Mannino, një ish-menaxher i supermarketeve, thuhet se ka kontrolluar parashikimin e motit për Edinburg dhe Aberdeen, përpara se të largohet nga Italia.
Ai u përshkrua si ‘i qetë’ dhe ‘i lumtur’ para se të zhdukej dhe të linte telefonin celular, me historinë e fundit të telefonatave të fshirë.
Mediat shkruajnë se Mannino, i cili pretendon të mos jetë në gjendje të flasë italisht, ka komunikuar në gjuhën angleze – ai nuk mbante asnjë letërnjoftim.
Kështu, policia ka lëshuar një apel për të ndihmuar në identifikimin e një ‘njeriu pa kujtesë’. Gjatë apelit publik për informacion, ata përdorën tatuazhet e Italisë për të ndihmuar identifikimin e tij.
Gruaja e Mannino dhe fëmija më i madh më vonë fluturuan për në Edinburg, por ai pretendoi të mos e dinte se kush ishin.
Ai është duke u vlerësuar në një repart psikiatrik në Pisa, ku mjekët ende nuk janë duke diagnostikuar gjendjen e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë