LAJMI I FUNDIT:

Italianët që ikën pa paguar në Shqipëri, Meloni: E pagova faturën pasi më vinte turp, nuk është kjo Italia që përfaqësoj

Italianët që ikën pa paguar në Shqipëri, Meloni: E pagova faturën pasi më vinte turp, nuk është kjo Italia që përfaqësoj

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila ka qëndruar në Shqipëri për pushime ka reaguar për rastin e turistëve italianë të cilët u bënë viral pasi ikën nga një restorant në Shqipëri pa paguar faturën.

Meloni ka thënë se një histori të tillë ia ka treguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili i ka thënë se është i lumtur meqë katër turistët italianë janë ushqyer mirë dhe ishin të lumtur.

Ajo përmes një statusi në rrjetin social në X ka thënë se i vjen turp për një ngjarje të tillë, meqë s’dëshiron që Italia që përfaqëson të flitet për gjëra të tilla.


“Ndërsa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregoi historinë e 4 italianëve që ikën në një restorant lokal pa paguar faturën. Restoratori, pasi pamjet e arratisjes ishin bërë virale, tha se ishte ende i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë hanin mirë dhe ishin të lumtur”, ka thënë ajo.

Kryeministrja Meloni paguan faturën e italianëve që u larguan pa paguar nga restoranti në Berat
Lexo po ashtu Kryeministrja Meloni paguan faturën e italianëve që u larguan pa paguar nga restoranti në Berat

Meloni tregoi se e ka angazhuar ambasadën e Italisë në Shqipëri që të kryejë pagesën.

“Më vinte turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një komb që flitet jashtë për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve, që mendon se është argëtuese duke mashtruar të tjerët. Ndaj vendosa t’i kërkoja ambasadorit që të shkonte për të shlyer faturën, të cilën e pagova vetë. Asgjë e madhe, në fakt as që e raportova.

Megjithatë edhe kjo ka krijuar polemika në Itali, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën për diçka kaq të parëndësishme të biem dakord të gjithë”, ka thënë Meloni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori