Italia ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Moldavisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026. 

Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët të cilët shënuan për 1-0 në minutën e nëntë përmes Ian Nicolaescut, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. 


Golin e epërsisë Italia e gjeti në minutën e 40-të përmes Giacomo Raspadorit i cili shënoi për 1-0 pas një topi të kthyer në zonë. 

Moldavia pati një rast të artë shënimi në minutën e 43-të përmes Artur Ionita, por goditja e tij shkoi pranë shtyllës së djathtë të Donnarummas. 

Në pjesën e dytë Italia e gjeti edhe golin e dytë me anë të Andrea Cambiassos i cili realizoi në minutën e 50-të për 2-1. 

‘Azurrët’ patën një mundësi ta gjejnë edhe golin e tretë në minutën e 88-të, por Riccardo Orsolinit iu mohua goli nga portieri mysafir. 

Me këtë fitore Italia shkon në kuotën e tri pikëve dhe gjendet shumë mbrapa liderit Norvegjisë që ka 12 sosh. 

Kujtojmë se kjo ishte njëherësh edhe ndeshja e fundit e Luciano Spallettit në krye të Italisë, pasi në konferencën për shtyp para ndeshjes ai dha dorëheqjen e tij./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app