Qeveria e re italiane ka vetëm një javë që ka filluar nga puna, kur njëra nga trI partitë e koalicionit u përça. Senatori socialdemokrat Matteo Renzi njoftoi në intervista se do të braktisë Partinë Demokratike (PD) të tij dhe do të themelojë një lëvizje të re. Rreth 20 deputetë nga Dhoma e Parë e Parlamentit dhe rreth 10 senatorë nga Dhoma e Dytë do ta ndjekin pas.
A e kërcënon tani Italinë një krizë e re qeveritare?
Vetë Matteo Renzi thotë se jo. Ai i pati telefonuar kryeministrit Giuseppe Conte të hënën dhe e pati siguruar se deputetët renegatë në koalicionin e brishtë të përbërë prej populistëve (Pesë Yje), socialdemokratëve dhe partisë së vogël majtiste (Leu) do ta mbështesin edhe më tej qeverinë. Së bashku ata patën parandaluar që të ketë zgjedhje të reja dhe që kreu radikal i djathtë i partisë Lega dhe ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini të marrë drejtimin e qeverisë, shkroi Matteo Renzi në faqen e tij në “Facebook”. “Ne kemi arritur një fitore në Parlament edhe kundër Salvinit për të shpëtuar Italinë, por kjo nuk është e mjaftueshme”. Renzi njoftoi ai dëshironte të ndërtonte një “shtëpi të re me të tjerët për të bërë një politikë ndryshe”.
Matteo Renzi ka të ngjarë që nuk e ka gëlltitur rrethanën që iu desh të japë dorëheqjen në dhjetor 2016 pas një referendumi të humbur si kryeministër dhe më vonë gjithashtu iu desh të hiqte dorë nga kryesimi i Partisë Socialdemokrate. Politikani 44-vjeçar i përkiste krahut më të djathtë të socialdemokratëve dhe është konfrontuar vazhdimisht me liderin aktual të partisë, Nicola Zingaretti, i cili përfaqëson krahun e majtë. Shumë analistë italianë thonë se Renzi dëshiron të jetë përsëri me çdo kusht kryeministër, në mënyrë që të vazhdojë reformat e nisura prej tij në vitin 2014.
Populistët e Lëvizjes Pesë Yje nën udhëheqjen e ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio, Renzit nuk i hyjnë shumë në punë. Megjithatë, ai dëshiron të vazhdojë të votojë me koalicionin në Parlament. “Di Maio nuk më bind”, i tha Renzi gazetës “La Repubblica”. “Nuk mund ta mbarosh të gjithë punën politike përmes votimit në internet; për mua politika është diçka e ndryshme nga një algoritëm që duhet ndjekur”. Renzi e ka fjalën këtu me sa duket për kërkesën që anëtarët e lëvizjes Pesë Yje të votonin në një platformë private në internet të quajtur “Rosseau” në lidhje me koalicionin dhe shumë ligje të tjera.
Renzi njoftoi se tani dëshiron të zhvillojë me ndjekësit e tij në parlament një vizion për të ardhmen dhe më pas të themelojë një parti të re. Se si do të quhet ajo, këtë kryengritësi socialdemokrat nuk e zbuloi. Ai përfytyron me sa duket diçka si lëvizja “En marche” e presidentit Francez Emmanuel Macron, shkruajnë gazetat italiane.
Se sa shpejt do të pasqyrohet ndarja e socialdemokratëve në punën konkrete të qeverisë, është e paqartë. Në Dhomën e Parë, Dhoma e Deputetëve, koalicioni qeverisës e ruan shumicën e tij edhe pa trupën e Renzit. Në Senat, në Dhomën e Dytë dhe po aq të rëndësishme, megjithatë, puna është më e vështirë. Atje, koalicioni, i cili përfshin edhe partinë e vogël të krahut të majtë “Liberi e Uguali”, ka të ngjarë të ketë vetëm një shumicë të vogël mandatesh.
Detyra më e rëndësishme, sipas kryeministrit Conte, i cili nuk i përket ndonjë partie, është miratimi i një buxheti për vitin 2020, i cili të mund të miratohet nga Komisioni Evropian. Italia ka shumë borxhe dhe ka nevojë urgjente për të nxitur ekonominë e saj dhe për të ulur shpenzimet e qeverisë.
Vetëm disa ditë më parë, Ministri i ri Italian i Financave, Roberto Gualtieri (PD) u premtoi homologëve të tij në BE në një takim joformal në Helsinki një “qeveri të qëndrueshme” që dëshiron të imponojë një buxhet në përputhje me kërkesat e BE-në, po të kishte pak më shumë kohë për ta bërë këtë.
Drejtuesi radikal i djathtë i partisë “Lega”, ish-ministri i brendshëm, Matteo Salvini ndërkohë triumfon në Twitter: “Së pari ai (Renzi) mbledh postet, pastaj ai gjen një parti të re. E trishtueshme, çfarë po bën ai për të shpëtuar karrigen e tij. Koha ka mëshirë. Italianët do t’i ndëshkojnë këta shitës”. Salvini këmbëngul që pas një krize të mundshme të qeverisë, së shpejti do të mbahen zgjedhje të reja. Sipas sondazheve, të cilave nuk mund t’u besosh shumë në Itali, në këtë moment ai do t’i fitonte ato. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgrënia e këtij fruti një orë para gjumit mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt
Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Shokon Driloni, tregon pa dashje se ka marrë informacione nga jashtë përmes banorëve të rinj
Parashqevi Simaku më në fund pranon të kurohet, bëhet e ditur se ajo ka filluar terapinë në spitalin psikiatrik
Milaimi pretendon se Driloni dhe Xheneta janë të virgjër, ndërsa tregon se vetë ka pasur vetëm tri të dashura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake