LAJMI I FUNDIT:

Italia dhuron spektakël ndaj Çekisë, sulmi bombastik gjen katër herë golin

Italia dhuron spektakël ndaj Çekisë, sulmi bombastik gjen katër herë golin

Italia ka shënuar fitore ndaj Republikës Çeke me rezultat 4-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Renato Dall’Ara.

Të besuarit e Roberto Mancinit e nisën shumë mirë ndeshje, duke radhitur rastet që në fillim.

Goli erdhi në minutën e 23-të, kur sulmuesi Ciro Immobile shënoi për 1-0.


https://twitter.com/IFAST90/status/1400895485175603201

I njëjti kishte rast të shënonte sërish, por që nuk ishte i saktë.

Italia e gjeti golin e dytë në minutën e 42-të kur Nicolo Barella shënoi për 2-0, rezultat me të cilin e mbyll pjesa e parë.

Por Italia që ishte më e mirë në çdo aspekt, nuk e tërhoqi këmbën nga gazi as në pjesën e dytë.

Giorgio Chiellini provoi i pari në këtë pjesë lojë, por goditja e tij shkoi pak centimetra jashtë portës.

Goli i qetësisë për Azurrët erdhi në minutën e 66-të, kur Immobile pasoi te Lorenzo Insigne që gjeti rrjetën për 3-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i katërt, ku radhe ishte Insigne që pasoi te Domenico Berrardi që shënoi me qetësi për 4-0.

Italia me këtë fitore tregoi që është gati për Euro 2020, ndërsa e njëjtë gjë nuk mund të thuhet për Republikën Çeke. /Telegrafi/