Italia dhe Belgjika luajnë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve - formacionet zyrtare

Italia dhe Belgjika do të përballen mes vete për vendin e tretë të Ligës së Kombeve.
Dy ekipet përfaqësuese ishin në gjysmëfinale, por italianët u mposhtën nga Spanja 2-1, derisa belgët pësuan nga Franca 3-2.
Tani këto dy Përfaqësuese do të përballen mes vete në Allianz Stadium në Torino për ta diskutuar vendin e tretë në Ligën e Kombeve.
Si Roberto Mancini ashtu edhe homologu i tij te Belgjika, Roberto Martinez kanë bërë disa ndryshime për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Acerbi, Bastoni, Emerson, Barella, Locatelli, Pellegrini, Berardi, Raspadori, Chiesa.
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Denayer, Vertonghen, Castagne, Witsel, Tielemans, Saelemaekers, Vanaken, Batshuayi, Carrasco. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































