Italia ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të EURO 2020, duke e mposhtur Turqinë me rezultat të thellë 3-0.
Italianët ishin më të mirë nga fillimi në fund, duke dhuruar spektakël me plot kuptimin e fjalës, me aksione dhe gola të bukur.
I pari që rrezikoi në këtë ndeshje ishte Lorenzo Insigne, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën në minutën e 18-të.
Në minutën e 22-të, Giorgio Chiellini provoi me kokë, por portieri turk ishte në vend.
Ciro Immobile gjuajti në minutën e 33-të, por edhe ky nuk arriti të shënojë.
Italia në dy raste kërkoi penallti, por gjyqtari Danny Makkelie, nuk akordoi asnjërin.
Pjesa e dytë ishte më ndryshe, pasi që Italia ishte shumë më konkrete para porte duke gjetur golin që në start.
Domenico Berardi u fut në zonë harkoi fortë drejt portës, ku Merih Demiral në tentim për ta larguar topin, e dërgoi në portën e tij.
Ishte minuta e 53-të, kur Italia kaloi në epërsi prej 1-0.
https://twitter.com/br_goal/status/1403444804705566723
Italia pas golit kishte dy raste të mira edhe pas golit me Ciro Immobilen dhe Lorenzo Insignen, por pa sukses.
Por nuk vonoi shumë dhe Italia gjeti edhe golin e dytë.
Ciro Immobile si një ‘bomber’ i vërtet, goditi bukur nga brenda zonës nga një top i kthyer dhe shënoi për 2-0 në minutën e 66-të.
https://twitter.com/br_goal/status/1403448201345220616
Azurrët treguan dhëmbët deri në fund, duke mos u ndalur me ritëm të lartë dhe raste.
Në minutën e 79-të, Immobile pasoi bukur te Insigne që me stilin e tij të veçantë shënoi për 3-0.
https://twitter.com/br_goal/status/1403451398658871303
Italia e nis me tri pikë dhe mesazh të qartë për rivalët aventurën në EURO 2020, ndërsa Turqia duhet të bëjë më mirë në dy ndeshjet e radhës për të mos u eliminuar në fazën e grupeve. /Telegrafi/