Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës, raport i cili thotë se Kosova ka sipërfaqe 10.905.25 km2 dhe si rrjedhojë nuk humb tokë në Demarkacionin me Malin e Zi, por këtë përsëri e ka kontestuar gjeografi Florim Isufi.
Madje, ai thotë se votimi në Qeveri dhe eventualisht në Parlament i këtij raporti dhe pastaj Demarkacioni në këtë formë me shtetin fqinj është një gabim i madh që do ta bënte politika kosovare.
“Qeveria ka bërë një gabim të madh, sepse me aprovimin e këtij raporti i ka dhënë vetës edhe një autogol të fuqishëm në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi. Kosova nuk e ka sipërfaqen 10.905.25 km2”, ka thënë Isufi, në Ora e Fundit në Klan Kosova.
“Kjo shifër që është miratuar nga Qeveria e Kosovës do të jetë problem shumë i madh, por shpresoj se Qeveria do ta anulojë këtë. Nëse kjo shifër shkon në Kuvend dhe miratohet, atëherë Kosova do t’i humbë 82 km2 dhe Mali i Zi do të rritet 82km2. E kemi thënë me mijëra herë, Kosova ka rreth 11.000 km2”.
Isufi, tash profesor universitar me këto konstatime bie ndesh me ish-profesorin e tij, tani kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe kryetarit të Komisionit për Matjen e Territorit, Hivzi Islami.
Madje, Islami, duke mos i përmendur emrin, por duke aluduar në Isufin dhe gjeografin tjetër, Shpejtim Bulliqin, tha se ata janë “injorantë e mediokër” dhe se “po i fusin barutin Kosovës”.
Por, Isufi thotë se “baruti Kosovës nuk i futet me mbrojtje të interesave shtetërore të Kosovës, por nëse i rrezikon interesat shtetërore”.
“Mali i Zi po e rritë territorin, s’ka ekspertë në botë që nuk do të mund ta thoshte këtë”.
Ai ka folur edhe për raportin e tij me vet ish-profesorin Islami.
“Unë shkencën e kam mësuar nga profesori Hivzi (Islami). Unë mburrem që kam qenë student i profesorit Hivzi, sepse në të gjitha lëndët që mi ka thënë ai më ka notuar me notën 10. Me dijenitë që kam mund ta mas edhe Alaskën jo vetëm territorin e Kosovës. Ne nuk po ia fusim barutin Kosovës”.
“Profesorët e mi e dinë sa unë di teknikë dhe teknologji dhe aplikim të teknologjisë në gjeografi. Madje, pjesa më e madhe e atyre njerëzve që kanë bërë matje kanë qenë kursistë të mi. Njëri prej tyre ka qenë madje mbi 25 herë”.
Isufi tha edhe se “s’jam me opozitën aspak. Kemi ne polici hetimore që mund ta kuptojnë që nuk është një që e tillë e vërtetë”.
Por, ai shtoi se vetëm po vihet në mbrojtje të së vërtetës./Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës