LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Ku janë drejtuesit e Dritës?

Isufi: Ku janë drejtuesit e Dritës?

Egzodi te Drita e Gjilanit vazhdon. Pasi që kanë paralajmëruar largimin shumica e lojtarëve të cilët e bartën barrën kryesore në stinorin vjeshtor, ka reaguar edhe trajneri Bekim Isufi.

‘Timonieri’ nga Gjilani arriti që me futbollistë që nuk ishin aq në formë, ta bëjë një skuadër mjaft konkurruese në Superligën e Kosovës. I pyetur se a do të qëndrojë ‘Beka’ apo jo te Drita, ai deklaroi: “Barra mbetet me ata që e udhëheqin dhe e menaxhojnë klubin”, ka thënë Bekim Isufi për Gazetaolle.com.

Drita ende nuk është organizuar për pranverë derisa nuk po flitet as për nisjen e përgatitjeve për stinorin pranveror.

Kujtojmë se kjo skuadër ka qenë më e ‘shigjetuara’ në afatin kalimtar pasi që lojtarët e saj janë kërkuar dhe po kërkohen me të madhe edhe nga klubet e Shqipërisë. “Drita mbetet klubi më interesa më së shumti në treg, ku janë drejtuesit e saj?”, shtoi Bekim Isufi, i cili gjatë karrierës si trajner ka punuar edhe te Hajvalia.


Megjithatë, Bekim Isufi mund të befasojë edhe një herë pasi që edhe në fillim të këtij kampionati e nisi punën me ekipin me shumë vonesë, por që arriti të bëjë një skuadër për lakmi.