LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Kemi fakte të reja për demarkacionin

Isufi: Kemi fakte të reja për demarkacionin

Florim Isufi, anëtar i Komisionit të Ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi, ka thënë se ky komision është duke punuar intensivisht.

“Ne jemi duke punuar me intensitet shumë të lartë dhe ka jashtëzakonisht shumë elemente të reja, të cilat ne i kemi ditur më herët në aspektin profesional, por në aspektin e dëshmive zyrtare nuk kemi mundur të kemi dosje”, ka deklaruar ai për “Zërin”, duke shtuar se ka fakte të reja që nuk janë gjetur nga komisionet e kaluara.

“Ne nuk e kemi marrë këtë detyrë për ta rrezikuar integritetin tonë personal për të mos punuar, puna është aq intensive, gjithë ajo punë që mund të gjendet e që nuk ka qenë deri më tani nga asnjëri prej komisioneve, duke përfshirë këtu të gjithë komisionet e mëhershme, edhe neve si intelektualë të pavarur”, është shprehur ai.


Këto fakte të gjetura Isufi ka thënë se komisioni është duke i sistemuar dhe duke i përgatitur në mënyrë që të dilet me një raport final e profesional.

Ndërsa, Shpejtim Bulliqi, kryesues i këtij Komisioni, ka thën se aktualisht po punohet në tri segmente; në atë të analizimit të dokumentacionit nga komisioni i kaluar, hulumtimi në disa institucione relevante dhe puna në terren.

Bulliqi nuk ka caktuar një kohë se kur Komisioni aktual do të mund të dërgojë një raport final në Qeveri.

Deputetët e opozitës nga legjislatura e kaluar, pretendonin se me Marrëveshjen e vitit 2015 për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor.

Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori