LAJMI I FUNDIT:

Isufaj: Vlerësoj mbështetjen në luftën kundër pasurisë së fituar në mënyrë joligjore

Isufaj: Vlerësoj mbështetjen në luftën kundër pasurisë së fituar në mënyrë joligjore

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim udhëheqësin e projektit “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve te Kosovës në luftën kundër krimit te organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, Ian McDonald.

Isufaj ka njoftuar McDonald me funksionimin e sistemit prokurorial të Kosovës, në veçanti me riorganizimin e bërë në këtë sistem. ku me ndryshimet e fundit ligjore sistemi prokurorial i Kosovës ka strukturë të re organizative dhe funksionale.

Udhëheqësi i Projektit McDonald, tha se qëllimi i projektit që ai udhëheq, është mbështetja e sistemit prokurorial në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me thekës të veçantë në konfiskimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme.


Ndërsa kryesuesi Isufaj tha se është duke punuar në këtë drejtim, si dhe shprehi vullnetin për angazhimin e mëtejmë të sistemit prokurorial në luftën kundër pasurisë së fituar në mënyrë joligjore.

Lidhur me konfiskimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshëm, të dy bashkëbiseduesit folën për legjislacionin që rregullon këtë fushë dhe u pajtuan që nevojitet plotësim-ndryshim i tij, me qëllim të rritjes së efikasitetit në konfiskimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori