LAJMI I FUNDIT:

Istrefi: Ndryshimet politike në vend kanë krijuar panik te punëtorët e Telekomit

Istrefi: Ndryshimet politike në vend kanë krijuar panik te punëtorët e Telekomit

Ndryshimet e fundit në skenën politike kanë ngritur panik te punëtorët e Telekomit të Kosovës. Kjo panik sipas po vjen pas shantazheve me largim nga puna që po drejtohen kah punëtorët e këtij operatorit telefonik.

Kështu ka deklaruar kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, i cili ankohet se nuk gjeti përkrahje nga institucionet e Kosovës për të krijuar një gjendje të qëndrueshme brenda Telekomit.

Istrefi  thotë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik i shpalli luftë direkte, duke thënë se do t’i ulin pagat për një periudhë kohore.


Ai derisa u ka bërë thirrje partive politike të qëndrojnë larg këtij operatori telefonik, tha se as ligjet e Kosovës nuk lejojnë largim nga puna të punëtorëve vetëm pse i takon subjekteve të caktuara politike.

“ Nga ndryshimet e fundit të zgjedhjeve i shohim njerëzit që kanë krijuar ambiciet ndoshta edhe duke u thirr në emër të tyre, ndoshta edhe qëllimisht ka shantazhe brenda stafit që janë duke u krijuar një panik brenda stafit që mund ta krahasojmë të njëjtën gjë me procesin e proklaimit të procesit të falimentimit të Telekomit kur ka ardhur direkt nga ministria e linjës. Tash duke u bë me një formë tjetër të cilët krijojnë panik, jo qëndrueshmëri brenda stafit dhe krijohet një situatë ku stafi demotivohet dhe nuk ka vullnet për me ardhur deri tek një kryeje e punës jashtëzakonisht e madhe…Këta janë të punësuar qe 20 vite”, theksoi kryeshefi i Telekomit të Kosovës.

E duke folur për gjendjen në Telekomin e Kosovës, kryeshefi i kësaj telefonie, tha ndonëse kishte program, nuk gjeti përkrahje nga institucionet e Kosovës për të krijuar një gjendje të qëndrueshme brenda Telekomit.

Ai madje ka akuzuar ministrinë tashmë në detyrë të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka se i ka shpalli luftë direkte përmes deklarimeve publike se kjo ndërmarrje është buzë falimentimit.

Edhe pse thotë se gjendja e Telekomit tashmë është më stabile, Istrefi zotohet se nuk do lejojë në asnjë formë falimentimin e kësaj ndërmarrje publike, pasi sipas tij, bankrotimi i Telekomit rrezikon sigurinë nacionale të Kosovës.

“Fatkeqësisht nga institucionet e Republikës së Kosovës nuk kam gjetur mirëkuptim, përkundrazi më është shpallur luftë direkt nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, direkt nga ministri Valdrin Lluka. Nuk ka qenë e lehtë për Telekomin të dal një ministër i linjës direkte dhe ta bënë njoftim publike që Telekomi është duke falimentuar. Ka një vit që ka filluar me këtë proklamim dhe Telekomi nuk ka bankrotuar, le që nuk ka bankrotua por nuk e kam marrë asnjë vendim në uljen e pagave dhe kemi funksionuar jashtëzakonisht mirë pavarësisht kësaj lufte e egër që është shpallur, çofshin ato grupe politike, çofshin ato para politikës apo grupeve të interesit, kushdo që ka qenë pas nuk kanë arritur qëllimin me dëmtuar”, u shpreh Istrefi.

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës u shpreh se në mungesë të subvencionimit të kësaj ndërmarrje nga Qeveria e Kosovës do të detyrohen që të zvogëlojnë pagat e punëtorëve deri në normalizim të gjendjes në Telekom.

“Nuk kam pasur asnjë ndihmë financiare. Pavarësisht kësaj kam marrë stafin e menaxhmentit, kam pasur diskutime të jashtëzakonisht të gjata edhe me sindikata se opsioni i vetëm i mundshëm është ku ne mund ta tejkalojmë këtë krizë, është me i sakrifikua pagat tona për një periudhë të shkurtë deri në normalizim të gjendjes teknike dhe financiare të Telekomit të Kosovës”, tha Istrefi.

Në anën tjetër gjatë kësaj interviste për KosovaPress, kryeshefi i operatorit Vala ka folur edhe për problemet që janë duke u shfaqur te konsumatorët në marrjen e shërbimeve nga kjo ndërmarrje telefonike.

Sipas tij, mungesa e një kontrate për rreth katër vite për mirëmbajtjen e sistemit teknik në Telekom, ka shfaqur disa pengesa në marrjen e shërbimeve nga ana e konsumatorit.

“ Me këto të hyra që i kemi ta bindi një operator ekonomik ndërkombëtar që të bëjë marrëveshje që pagesat mujore ndaj tyre t’i bëjmë për çdo muaj dhe të vije deri tek lidhja e një kontrate që shpresoj deri në fund të muajit do e bëjë me ta dhe do filloj mirëmbajtje sistemit, update komplet i sistemit, zgjerimi i kapaciteteve ekzistuese dhe me këto punë që pritet të bëhen jashtëzakonisht shpejt të krijohet një zhvillim jashtëzakonisht i qëndrueshëm i shërbimeve telekomunikuse, ku konsumatori do ketë mundësinë me i shijuar shërbimet e Kosovës…Shumë shpejt të gjitha këto pengesa e telashe të këtij degradimi të cilat i kemi ,besojmë që në një kohë rekord do arrijmë t’i eliminojmë dhe do të ketë mundësi teknike që të ketë shërbime dhe produkte të reja atraktive”, tha ai.

Në muajin korrik Telekomi i Kosovës ka shkëputur kontratën disa vjeçare me Z-Mobile, kontratë kjo e cila u konsideruar mjaftë e dëmshme për Telekomin.

Mbi 220 mijë numrat që i takonin Z-Mobile me një vend Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka vendosur që t’i kalojnë Telekomit të Kosovës, gjegjësisht operatorit Vala.

E lidhur me këtë çështje kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi bëri të ditur se nga 28 nëntori numrat e operatorit virtual “Dardafone.net” i njohur si Z-Mobile do i kalojnë në kompetenca 100 përqind Telekomit.

Istrefi madje ka premtuar se konsumatorët e këtyre numrave asnjëherë nuk mbesin pa shërbime, madje ai premton edhe paketa atraktive.

Kujtojmë që javën e kaluar menaxhmenti i Telekomit të Kosovës ka shkarkuar drejtorë, zëvendësdrejtor e menaxher të kësaj ndërmarrje me arsyetimin se kanë treguar performancë të dobët.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori