Mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti janë liruar nga grumbullimi i Shqipërisë për ndeshjet kundër Serbisë dhe Jordanisë, por edhe te Serbia janë liruar portieri Vanja Milikonvic Savic dhe Ivan Ilic.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se të dy lojtarët nuk do të jenë gati për sfidat e këtij muaji për shkak të lëndimeve.


“Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida”, ka njoftuar FSHF-ja.

ismajli Ardian Ismajli telegrafi.com

Shqipëria do të përballet të shtunën me Serbinë në Leskovc, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, dhe më pas, pas tri ditësh, do të luajë një miqësore ndaj Jordanisë në Tiranë.

Problemet me lëndimet e Milinkovic-Savic dhe Ilic

Portieri i Napolit, Vanja Milinkovic-Savic, dhe mesfushori i Torinos, Ivan Ilic, janë tërhequr gjithashtu nga Serbia për shkak të problemeve fizike.

Milinkovic-Savic vuan nga një problem në shpinë dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit serb, ndërsa Ilic ka një dëmtim muskulor në pulpë.

Dy lojtarët ishin thirrur fillimisht për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës, por u kthyen menjëherë në klubet e tyre. Dragan Stojkovic ka shpjeguar arsyet e mungesës së tyre në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

telegrafi sport app