Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, tha se masat e vëna nga Bashkimi Evropian në qershor të vitit 2023, nuk kanë pasur ndikim direkt në punën e tyre, derisa potencoi se kanë vazhduar bashkëpunimin me partnerët dhe BE-në, ngase sipas tij BQK-ja qëllimshëm është përjashtuar nga çfarëdo lloj kufizimi.
Ai këto komente i bëri gjatë raportimit të tij në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) dhe rregulloret e BQK-së, derisa iu përgjigj pyetjes së deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, nëse kanë ndikuar masat e vëna nga BE-ja në punën e BQK-së.
“Sa i përket masave ne si BQK nuk kemi ndonjë impakt direkt, ne kemi vazhduar me bashkëpunimin tone me partneret tanë me Bashkimin Evropian dhe bankat partnere pa asnjë kufizim… BQK-ja ka qenë, po besoj, qëllimshëm e përjashtuar nga çfarëdo lloj kufizimi. Kështu që ne kemi vazhduar të marrim asistencat e nevojshme, të jemi pjesëmarrës të gjithë dinamikës që ka qenë e paraparë, me këtë rast i falënderoj që ndikimet e tjera jashtë Bankës Qendrore nuk kanë reflektuar në cilësinë e bashkëpunimit tonë”, deklaroi Ismaili.
Ismaili i pyetur nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj nëse lufta Ukrainë-Rusi ka ndikuar në ekonominë e Kosovës, tha se duke qenë se vendi ynë është i varur nga importi në masë të madhe është ndikuar drejtpërdrejt, porse shtoi se në mesin e këtij viti pritet që situata të normalizohet.
Ai shtoi se në sektorin financiar nuk ka pasur kokëçarje dhe se gradualisht është duke u reduktuar ndikimi negativ.
“Sipas vlerësimeve tona, fundi i vitit 2022, inflacioni ishte 11.6 për qind, fundi i vitit 2023 u mbyll me rreth 4.9 për qind. Pra, nga 2021-2023 filloi normalizimi dhe 2024 dhe të gjitha parashikimet edhe të organeve kryesore botërore kanë parashikim që te mesi i këtij viti do të kthehet në normalitet”.
“Ekonomia jonë duke qenë e varur nga importi në masë të madhe është ndikuar drejtpërdrejt, kjo ka ndikuar sigurisht edhe në sistemin bankar në vendet ku ka reflektuar edhe në koston e financimit… Kosova nuk ka ndonjë bankë apo institucion financiar që është drejtpërdrejt e lidhur me Ukrainën ose Rusinë. Në sektorin financiar nuk ka pasur kokëçarje…Po mendojmë që gradualisht është duke u reduktuar ndikimi negativ, ka filluar ta stabilizohet viti 2023-2024”, theksoi Ismaili.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, pyeti guvernatorin Ismaili në lidhje me një konkurs të BQK-së, për zgjedhjen e zëvendësguvernatorit, në të cilin është zgjedhur Milot Cakaj, për çka tha se ka mundur që të jetë i kurdisur.
Lushtaku pyeti Ismailin se a është në dijeni në lidhje me disa informata që kanë qarkulluar se Milot Cakaj, ka pasur lidhje me informatoren e BIA-s në Kosovë, Jelena Bjellica.
Lidhur me këtë, Ismaili tha se konkursi është përsëritur, por që Cakaj ka dalë i pari në listën e kandidatëve, ku kanë aplikuar 15 kandidatë.
“Konkursi i parë që po iu referoheni zotëri Lushtaku është shpallur më 19 gusht 2023. Në këtë konkurs kanë aplikuar 28 kandidatë, 18 janë zgjedhur për intervistim. Pas procesit të intervistimit asnjëri nga kandidatët nuk ka mbërri të kalojë 70 për qind të pragut siç ka qenë e përcaktuar në mënyrë analoge…Në rastin konkret që ju i referoheni, nuk e ka kaluar fare, për shkak të mungesës së dokumentacioneve. Dokumentacionet e tij kanë qenë të panoterizuara siç ka kërkuar konkursi”.
“Pavarësisht nga kapaciteti, përvoja e këto me radhë nuk janë marrë në konsideratë. Pastaj, është përsëritur konkursi…Krahas të njëjtit proces ky që është shpallur me 19 gusht ka qenë i shpallur edhe për operacione financiare, në operacionet bankare kemi pasur kandidatë të suksesshëm, kanë qenë katër persona të suksesshëm dhe është emëruar një person i brendshëm, pra për herë të parë…Në njërin kemi dështuar, njërin e kemi emëruar. Pastaj janë ripërsëritur konkurset…Zotëri Cakaj ka dalë i pari në listën e kandidatëve, ku kanë aplikuar 15…”, potencoi Ismaili.
Përveç kësaj, guvernatori i BQK-së, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Buxhet dhe Transfere tha se asnjë informatë e tillë nuk ka arritur në Bankën Qendrore, e po ashtu asnjë ankesë nuk është ushtruar ndaj procesit të përzgjedhjes të asnjërit nga këta zëvendësguvernatorë.
Ai shtoi se në BQK nuk ka vend askush që nuk plotëson integritetin profesion dhe të sigurisë kombëtare, shkruan KP.
“Sa i përket kërkesave të nevojshme për tu emëruar ju siguroj që të gjitha ato janë të respektuara sipas ligjit për Bankën Qendrore. Secili kandidat është dashur ta sjellë certifikatën prej gjykatës, vërtetimin prej policisë. Për fat të keq, unë e kam kuptuar këtë po ashtu në Bankë Qendrore se asnjë nga drejtuesit e bankës qendrore nuk ka, as nuk ka pasur certifikatë të sigurisë dhe kur jam interesuar tash së voni del se nuk po mund të lëshohej, për shkak të ndryshimit të ligjit, për kompetencë ishte larguar nga AKI-ja”.
“Asnjë informatë ju siguroj që nuk ka qenë e kësaj natyre, të paktën në Bankë Qendrore nuk ka ardhur, e po ashtu asnjë ankesë nuk është ushtruar ndaj procesit të përzgjedhjes të asnjërit nga këta zëvendësguvernatorë… Në praktikë e shëndetshme do të ishte që të gjithë drejtuesit minimalisht të kenë një certifikatë të sigurisë…Në pyetjen a ka, nuk kishte pasur ndonjëherë…Një informatë të tillë ne në asnjë organ nuk e kemi pranuar, përveç që e kemi parë një postim publik që është bërë lajm”, tha Ismaili.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025