LAJMI I FUNDIT:

Halimi: Shkëmbimi i territoreve do të ndodhë

Halimi: Shkëmbimi i territoreve do të ndodhë

Analisti Finsik Halimi, ka thënë se për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi janë duke u bërë shumë lojëra.

“Nëse e shohim se Matthew Palmer dhe Aleksandër Vuçiq nuk janë partner gabohemi rëndë. Gabohemi rëndë nëse mendojmë që ne jemi miq të amerikanëve dhe serbët janë armiq”, ka thënë Halimi.

Në Analizën Zgjedhore në Klan Kosova Halimi ka thënë se kaherë është shprehur pro shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.


“Kurti dhe garda e ekspozuar e LDK po luajnë lojë të rrezikshme që t’i bishtnojnë SHBA-të me shpresën që zoti Trump do t’i humb zgjedhjet. Është një fjali e përsëritur shpesh nga Palmer ‘që SHBA-të kanë urgjencë dhe çështja është gjeopolitike’, atëherë ne kemi një Qeveri në ardhje që do të bëjë gabim fatal”, tha ai.

Analisti, Fisnik Halimi

“Me SHBA nuk jemi vëllezër e motra, por partner të pabarabartë. SHBA kanë prishur partneritet që prej Venezuelës, Afganistanin e kanë çliruar dhe pastaj e kanë bombarduar. Duhet parë seriozisht këtë punë. SHBA po e përmbyll gjeografinë, po krijon mezhdat e veta. Unë preferoj shkëmbim territoresh, mos të bëhet, por le të mbyllet marrëveshja sepse ne po pësojmë në pafundësi. Është në lojë, ajo do të ndodhë”.

Halimi ka thënë se marrëveshja është e mundur nëse bëhet me ndarje etnike.

“Kemi pasë përafrim, besoj se ajo marrëveshja ka kaluar, nuk ka këtu opsione tjera. Liria na varet direkt nga prania amerikane. Kush na garanton neve që nesër Serbia nuk bëhet pjesë e NATO-s? Nëse Serbia e tradhton Rusinë kësaj radhe e tradhton në shpinën tonë”.

“Pavarësia nuk është e përjetshme, ndodh okupimi që habitesh. Siria ka qenë me paqen më të qëndrueshme në rajon, në Ukrainë kanë ndërruar gjërat. Nëse dikujt i ngutet jemi ne dhe e kemi opsionin që po kalon nëpër parime nacionaliste. Shkëmbimi i territoreve do të ndodhë”, tha Halimi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori