Ismaili: BQK-ja e angazhuar për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar që lidhet me sigurinë kibernetike
![Ismaili: BQK-ja e angazhuar për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar që lidhet me sigurinë kibernetike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/siguria-kibernetike_1-scaled-1-780x439.jpeg)
“Kërcënimi kibernetik vazhdon të evoluojë dhe të bëhet më kompleks në mesin e digjitalizimit të vazhdueshëm, rritjes së varësive nga palët e treta dhe tensionet gjeopolitike, ndërsa Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar për të ruajtur stabilitetin e sistemit bankar dhe atë financiar në vend, duke adresuar me kujdes të shtuar aspektet e sigurisë dhe rreziqet që vijnë nga to”.
Kështu ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili në fjalën hyrëse të konferencës rajonale “Siguria kibernetike në industrinë bankare”, bashkorganizuar nga Shoqatat e Bankave të Kosovës dhe Shqipërisë, ngjarje e mbështetur nga EFSE dhe Bashkimi Evropian.
Guvernatori theksoi se forcimi i sigurisë kibernetike në sektorin financiar është një prioritet i lartë dhe lidhet me stabilitetin financiar të vendit.
“Kërcënimi kibernetik vazhdon të evoluojë dhe të bëhet më kompleks në mesin e digjitalizimit të vazhdueshëm, rritjes së varësive nga palët e treta dhe tensionet gjeopolitike. Andaj, forcimi i sigurisë kibernetike në sektorin financiar është një prioritet që lidhet për stabilitetin financiar dhe jo vetëm. Ndikimi i tij shkon deri te siguria kombëtare”, ka thënë Ismaili.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas mandatit ruan shëndetin e sistemit bankar dhe atë financiar në përgjithësi, i njeh dhe adreson me kujdes të shtuar aspektet e sigurisë kibernetike dhe rreziqet që vijnë nga to. BQK-ja njeh rëndësinë kritike të sistemeve të informacionit dhe sigurisë kibernetike në sektorin financiar, si dhe nevojën për masat mbrojtëse proaktive për të ruajtur stabilitetin dhe integritetin e institucioneve financiare”, shtoi ai.
Sipas Guvernatorit, BQK-ja është e zotuar të ngritë dhe avancojë kapacitet infrastrukturore dhe burimet njerëzore që lidhen me mbikëqyrjen e rreziqeve të teknologjisë informative, veçanërisht ato kibernetike.
“Do të investohet në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve infrastrukturore dhe burimeve njerëzore për të siguruar që sistemet, pajisjet, njohuritë, aftësitë dhe mjetet e personelit të mbeten relevante dhe efektive në mbikëqyrjen e rreziqeve të teknologjive të reja dhe modeleve inovative të biznesit. Forcimi i kapaciteteve të brendshme, do të bëhet bazuar në mbështetje të dakorduar përmes asistencës teknike nga ekipi i specializuar i Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët do të ndihmojnë në hartimin e kornizës strategjike, politikave dhe procedurave sipas standardeve më të mira botërore”, potencoi ai.
Në këtë konferencë, i pari i BQK-së tha se pret që industria financiare, veçanërisht ajo bankare të adresojnë rrezikun kibernetik përmes strategjive, politikave dhe procedurave specifike, po ashtu të shtojnë vëmendjen për pronësinë e jashtme dhe prejardhjet e fondeve të partnerëve, kontraktorëve dhe klientëve, duke pasur parasysh rreziqet aktuale gjeostrategjike.
“Bankat dhe institucionet financiare duhet të kenë parasysh faktorët që të sigurojnë vazhdimësinë e biznesit, konfidencialitetin dhe integritetin e informacionit kur kontraktojnë shërbime nga palët e jashtme, si dhe të shtojnë vëmendjen për pronësinë e jashtme dhe prejardhjet e fondeve të kontraktorëve, partnerëve dhe klientëve, përmes mekanizmave adekuat të vëzhgimit dhe kujdesit, duke pasur parasysh rreziqet aktuale gjeostrategjike”, shtoi i pari i BQK-së.
Gjithashtu, Guvernatori tha se Republika e Kosovës ka kapacitete të zhvilluara në aspektin shtetëror, por se kujdesi ndaj klientit dhe edukimit financiar luan rol të rëndësishëm në përcjelljen e mesazheve te të gjithë qytetarët.
“Republika e Kosovës ka kapacitete të zhvilluara në aspekt shtetëror, ku edhe sektori financiar ka profesionistë të duhur për të arritur këtë qëllim. Edukimi financiar luan rol të rëndësishëm që këto mesazhe t’u përcillen të gjithë qytetarëve që të kenë kujdesin e duhur gjatë përdorimit të shërbimeve financiare në vend. Ky duhet të jetë objektiv i përbashkët”, tha Guvernatori Ismaili.
Po ashtu, Guvernatori i BQK-së kërkoi që adresimi i rreziqeve kibernetike të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë, por edhe institucione dhe autoritete përgjegjëse rajonale e ndërkombëtare.
“Njëkohësisht edhe në aspektin ndërkombëtar e rajonal, me institucionet ndërkombëtare, rregullatorët e vendeve të rajonit, institucionet tjera, me qëllim të koordinimit dhe një platforme sa më të qëndrueshme për t’i bërë ballë me sukses këtyre rreziqeve dhe për të arritur objektivat tona”, kërkoi Guvernatori Ismaili.
Në fund, Guvernatori Ismaili theksoi se BQK-ja mbetet e përkushtuar për t’u koordinuar me rregullatorët, institucionet shtetërore dhe institucionet financiare në Kosovë.
“BQK-ja mbetet e përkushtuar për t’u koordinuar dhe ndarë informacionet me rregullatorët e tjerë, autoritetet publike përkatëse sikurse janë ato të sigurisë kombëtare, për mbrojtjen e të dhënave, për mbrojtjen e konsumatorëve, konkurrencën dhe të tjera”, përfundoi Ismaili.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-25-780x439.jpg)
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
![Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rssssss.png)
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu
![Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2a794aa8-7929-42f3-878f-3ec404809549-780x439.jpg)
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën
![Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/patente-shoferet-780x439.jpg)
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës
![Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1672232372631255-780x439.jpg)
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime
![Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/DSC_0178-1130x635px-780x439.jpg)
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame