Islami: LDK-ja do t’i humb shtatë komuna (Video)
Analisti Dardan Islami, duke e komentuar garën që po zhvillohet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do t’i humb shtatë komuna të cilat i drejtojnë eksponentët e saj.
Islami në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se e sheh një LDK e cila sipas tij, po përpiqet me çdo kusht t’i mbajë komunat, të cilat i ka drejtuar.
“Mendoj se do ta pësoj edhe humbjen e dytë LDK-ja. Kjo humbje mbase do t’i kthjellë ata. Kjo parti duhet të reformohet me kuadro të reja. Nuk mbahet mend ndonjë kandidat që ka bërë punë të madhe, e që ka qenë pjesë e kësaj partie”, ka thënë Islami. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























