LAJMI I FUNDIT:

ISIS-i thotë se ka krijuar një “provincë” në Kashmir

ISIS-i thotë se ka krijuar një “provincë” në Kashmir

Grupi militant, Shteti Islamik (ISIS) pretendon se ka krijuar një “provincë” në Indi, pas përleshjeve ndërmjet militantëve dhe forcave të sigurisë, në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Në këto luftime është njoftuar se është vrarë një militant, i cili besohet se ka lidhje me ISIS-in.

Për këtë pretendim të ISIS-it, ka njoftuar agjencia e lajmeve Amaq, që njihet si media e afërt me grupin militant.


Në deklaratën e ISIS-it gjithashtu pretendohet se ISIS-i gjatë luftimeve me forcat e sigurisë, ka vrarë ushtarë indianë në qytetin Amshipora, në qarkun Shopian, që gjendet në Kashmir.

Deklarata e ISIS-it korrespondon me një deklaratë të lëshuar nga policia indiane ku thuhej se një militant, i quajtur Ishfar Ahmad Sofi, është vrarë gjatë luftimeve në qarkun Shipian.

Kjo deklaratë e ISIS-it duket se është ndërtuar në atë formë që të forcojë pozicionin e grupit ekstremist, pas zhbërjes së “kalifatit” në muajin prill në Irak dhe Siri.

Që atëherë, IS-i ka kryer në seri sulmesh. Ky grup mori përgjegjësinë edhe për sulmet me bomba në festën e Pashkëve në Shri Lankë, ku u vranë 253 persona.

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori