LAJMI I FUNDIT:

ISIS pëson humbje të mëdha: Dezertojnë qindra xhihadistë (Video)

ISIS pëson humbje të mëdha: Dezertojnë qindra xhihadistë (Video)

Ushtria opozitare siriane hasi në një numër të madh të dezertorëve nga radhët e Shtetit Islamik në pjesët veriore të Alepos.

Fraksionet e luftëtarëve rebel po koordinohen me luftëtarët të cilët duan të ikin nga radhët e Shtetit Islamik, e tërë kjo si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme të koalicionit perëndimor ndaj pozicioneve të ISIS-it në Aleppo-n verior, ku qindra militantë janë vrarë dhe plagosur gjatë disa ditëve të fundit.

Burimet në terren thonë se kontaktet mes fraksioneve të opozitës dhe xhihadistëve janë intensifikuar gjatë muajve të fundit, e cila rezultoi në dorëzimin e 40 ushtarëve të ISIS-it tek rebelët sirianë.


Kohët e fundit, rreth 200 xhihadistë në Raka u bashkuan me qytetarët në revoltën kundër terrorit të Shtetit Islamik. /zeri.info/