LAJMI I FUNDIT:

ISIS kërcënon Perëndimin për festa, paralajmërojnë vendet që do të godasin (Foto)

ISIS kërcënon Perëndimin për festa, paralajmërojnë vendet që do të godasin (Foto)

ISIS ka filluar një fushatë me kërcënime për vendet e Evropës dhe Amerikës duke publikuar disa postera me mbishkrime kërcënuese për sulme ndaj kryeqyteteve më të mëdha të Evropës.

Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë ilustruar nëpërmjet posterave cilat pika janë prioritet i tyre për tu goditur gjatë festave të fundvitit dhe kryesisht gjatë Krishtlindjeve.

Ata kanë kërcënuar me sulme në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani e Itali, Francë e Nju Jork – më konkretisht posterat janë ilustruar me kryeqytetet e tyre me Londrën, Romën, Parisin dhe Nju Jorkun.


Në një posterat e shpërndara nga terroristët duket një luftëtar i ISIS që po qëllon nën Big Ben-in e djegur së bashku me flamurin e Britanisë ndërsa në kupolë valëvitet flamuri i ISIS dhe ka mbishkrimin ”Ne do të shkatërrojmë vendin tuaj, ashtu siç ju keni shkatërruar vendin tone”.

Në një poster tjetër është portreti i Mbretëreshës Elisabeth në një njollë gjaku ku sipër tyre qëndron një thikë ku shkruan: “Nën vëzhgim … së shpejti”.

Të gjitha këto imazhe u publikuan të koduara në rrjete sociale dhe u shpërndanë në gjithë botën, përcjell Shqiptarja.com.

ISIS duket se po nxit makinën e tyre të propagandës përpara festave, duke prodhuar një seri posterash grafikë që kërcënojnë sulmet ndaj blerësve të Krishtlindjeve në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Një imazh u shpërnda duke treguar “babagjysin” duke qëndruar në një çati të ulët pranë një kutie me dinamit duke shikuar mbi një turmë blerësish në Times Square të Nju Jorkut.

Posteri ka mbishkrimin “Takohemi për Krishtlindje në Nju Jork … së shpejti”, shkruar në të zezë e në të bardhë.

Një tjetër tregoi një terrorist në këmbë pranë një hedhësi raketash duke parë poshtë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Mesazhi paralajmëronte se ‘festa e kryqëzatave po afrohet’, duke aluduar në një sulm për Krishtlindje në qytetin e shenjtë të Kishës Katolike.

Në fundjavë, posterat tregonin “Santa Claus” të gjunjëzuar para një ekzekutuesi të ISIS në Regent Street të Londrës dhe një xhihadist me një thikë të përgjakur që shikonin mbi një treg të Krishtlindjeve të Parisit me Kullën Eiffel në sfond u ndanë në internet.

Të dy imazhet bartën mesazhin “Së shpejti në festat tuaja” në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Tregjet e Krishtlindjeve në të gjithë Gjermaninë po sigurohen këtë vit, me shtesa në personelin e sigurisë dhe pengesa të mëdha betoni për të mbrojtur blerësit nga makina që mund të depërtojnë brenda tregut.

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Evropa
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori