Finalja e ‘Euro 2016’ nuk shkoi si duhej për Cristiano Ronaldon, por ai përsëri mbeti protagonisti i mbrëmjes.

Superylli portugez u lëndua në pjesën e parë dhe u detyrua ta lëshonte fushën, por mbështetja e tij për skuadrën vazhdoi nga jashtë.


Lotët, reagimet nga më të ndryshme emocionale, por edhe instruksionet për lojtarët që ishin në lojë – i përcollën veprimet e mëtutjeshme të 31-vjeçarit.

Në një moment, nga emocionet dhe frustrimi, ai e goditi në këmbë Adrien Silvan, i cili ndjeu dhimbje.

Natyrisht se kapiteni u shqetësua për këtë veprim dhe u kujdes për bashkëlojtarin. /Telegrafi/

telegrafi sport app