Një lajm i rëndë ka goditur Bayern Munichun për pjesën e mbetur të sezonit.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka mbetur pa portierin, njëherish kapitenin Manuel Neuer i cili është operuar.
Manuel Neuer ishte në pushim pas Kupës së Botës, teksa duke skijuar ka thyer këmbën e tij të djathtë.
36-vjeçari ka mbyllur sezonin, ndërkohë që dha lajmin e keq nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagra.
“Çfarë mund të them, fundi i vitit mund të kishte shkuar padyshim më i mirë. Ndërsa po përpiqesha të pastroja kokën gjatë kohës që po bëja ski, pësova një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës”.
“Operacioni i djeshëm shkoi mirë. Shumë faleminderit mjekëve. Megjithatë, më dhemb të di se sezoni aktual ka përfunduar për mua. Kujdesuni për vetën, i juaji Manuel”, ka shkruar portieri gjerman.
Kujtojmë që Neuer ishte pjesë e Kombëtares së Gjermanisë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, por që nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve. /Telegrafi/