Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në rrugën “Jonit” në Prizren, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur 15-vjeçare.

Sipas njoftimit të Policisë, e mitura ishte raportuar si person i zhdukur nga familja e saj dy ditë më parë. Gjatë veprimeve hetimore, ajo është gjetur duke qëndruar me të dyshuarin, mashkull kosovar.


I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/