Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, familja tetë anëtarëshe e Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së, do të jetojnë sërish në banesën e tyre tashmë të rinovuar.

Banesa ishte djegur nga zjarri muaj më parë.


“Banesa e Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së, ishte djegur e dëmtuar nga zjarri muaj më parë.

Ndërsa prej sot, familja e tij tetë anëtarëshe i kthehet banimit në banesën e tyre, tërësisht të renovuar nga Komuna e Prishtinës.

Jemi shumë të lumtur që gjetëm mundësinë për ta ndihmuar këtë familje! Ta gëzoni!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

86793545 3068488476529688 2138402970444759040 n

87507847 3068488689863000 4737420537477726208 n