LAJMI I FUNDIT:

ISHP: Nuk ka nevojë për zbatimin e masave të veçanta për korona virusin

ISHP: Nuk ka nevojë për zbatimin e masave të veçanta për korona virusin

Nuk ka nevojë për panik dhe vendosjen e masave speciale në vend në lidhje me korona virusin e ri, i cili është shfaqur në qytetin kinez Vuhan dhe është regjistruar në vende të tjera. Komisioni për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili ende po mban seancë, ka arritur në përfundimin se do të përgatitet një material informacioni shtesë.

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) do të dorëzojë materiale informative në aeroportin e Shkupit të destinuar për udhëtarët për sa i përket masave parandaluese që duhet të ndërmarrin nëse udhëtojnë në Kinë, për t’i shmangur tregjet ku ka kafshë të gjalla, shtëpiake dhe të egra, për të shmangur kontaktin e ngushtë me njerëzit, të cilët kanë infeksion të frymëmarrjes dhe nëse kanë shenja të infeksionit të frymëmarrjes, t’i shmangin zona me popullsi të dendur”, tha mjeku Vladimir Mikiq nga ISHP.

Ai tha se ende nuk ka nevojë për shqyrtim të disa masave rigoroze në aeroporte, por është më e rëndësishme që njerëzit të dinë se si ta shmangen këtij infeksioni dhe çfarë të bëjnë nëse kanë simptoma.


“Fillimisht u mendua se korona virusi i ri u transmetua vetëm nga kafshët te njerëzit, por tashmë ka indikacione të transmetimit të kufizuar nga njeriu te njeriu. Rëndësia e kësaj mënyre të transmetimit është ende duke u hetuar pasi kërkon masa të tjera. Ata që kthehen nga Kina do të marrin informacione se çfarë të bëjnë nëse u shfaqen simptoma. Do të ketë materiale informuese në aeroport për të sqaruar se çfarë dhe si të bëjnë dhe ku të raportojnë nëse ato marrin simptoma”, tha Mikiq.

Ai thekson se deri më sot, sipas shërbimeve shëndetësore kineze, janë raportuar 440 raste, nga të cilat 120 me një me gjendje të rëndë klinike, dhe nëntë vdekje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori