LAJMI I FUNDIT:

ISHP-Maqedoni: Numri i të shtruarve në spitale nga Covid-19 është rritur me 41%

ISHP-Maqedoni: Numri i të shtruarve në spitale nga Covid-19 është rritur me 41%

Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), aktualisht në spitalet në të gjithë Maqedonisë janë të shtruar 351 persona, që është 41 përqind më shumë se një javë më parë.

Në një periudhë prej një jave, numri i të testuarve pozitivë nga Covid-19 është rritur për 51%. Personat e prekur janë nga të gjitha grupmoshat, por të kërcënuar më shumë janë pacientë të grupmoshave nga 30-39 vjeç (27 përqind), 20-29 vjeç (24 përqind) dhe 40-49 vjeç (17 përqind).

Numri më i ulët i të infektuarve është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç (2 për qind).


Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kishin kontakt me një rast pozitiv tre ditë para fillimit të simptomave ose rezultatit pozitiv.

“Është rritur edhe numri i ekzaminimeve ditore në departamentet infektive nëpër spitalet në vend. Numri i vizitave ditore në spitalet e Shkupit ndonjëherë i kalon 100 pacientë”, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik./Telegrfi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori