Në Turqi, ku dhuna në familje mbetet një problem i madh, është shënuar një incident tjetër i rëndë.

Një burrë ndërsa qëndronte i ulur në kafe me bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 muajsh në karrocë, ngrihet nga karrigia e tij dhe fillon të qëllojë gruan e tij.


Autori i krimit është një burrë 34 vjeç dhe ngjarja ndodhi në një kafene në qytetin Soma në provincën e Manisa në Turqinë perëndimore.

Gjatë diskutimit, autori u ngrit nga karrigia e tij dhe sulmoi ish-gruan e tij, me të cilën u divorcua tre muaj më parë, ndërsa në dorë mban një gotë të thyer.

Kur një punonjës dhe klientët e tjerë të kafenesë nxituan të neutralizojnë autorin e krimit, ai i sulmoi ata dhe më pas u largua.

Në vendin e ngjarjes menjëherë policia dhe autori i krimit u arrestua pak minuta më vonë. /tch/