Një video e re nga vija e frontit në Ukrainë, edhe një herë ka dëshmuar se çfarë luftime të ashpra po zhvillohen në këtë vend.
Në videon e shkurtër, shihet droni kamikaz i ukrainasve duke i goditur istikamet, brenda të cilave ishin fshehur ushtarët rusë, transmeton Telegrafi.
Një dron tjetër shihet duke ia mësyrë të njëjtit vend, si dhe kufomat e ushtarëve rusë që e pësuan me jetë nga këto sulme.
Videoja është postuar nga mediat ukrainase, që pretendojnë se të vrarët ishin pjesëtarë të ushtrisë rusë që kishin refuzuar të dorëzohen.
Ishin operatorët e dronëve ukrainas që kishin lokalizuar pozicionet mbrojtëse të rusëve brenda istikameve.
Nga përplasja e dronëve kamikazë, që të gjithë ushtarët rusë që gjendeshin në istikame janë vrarë. /Telegrafi/