Telegrafi

“Ishalla Zoti ju ndihmon se ju ka ra me harxhu”, përgjigjet kreative nga dëgjuesit e Radio Dukagjinit bëjnë që moderatorët mos të mbajnë të qeshurat

Disa dëgjues të Radio Dukagjinit morën pjesë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale në emisionin “Pikë”, duke iu përgjigjur pyetjes “Çka mundesh me thanë edhe n’spital edhe n’dasëm”.

E përgjigjet e tyre ishin shumë argëtuese, sa që të qeshurat nuk mund t’i ndalonin edhe moderatorët e emisionit.

Disa nga përgjigjet janë këto: “Çka s’sheh njeri’ – ‘Urime’ – ‘Ishalla Zoti ju ndihmon se ju ka ra me harxhu’, ‘Edhe kjo u kry’ – ‘Taksiratit s’mundesh me i ik’ – ‘A të dhimti?'”.

Në videon e më poshtme mund të shikoni të gjitha përgjigjet, dhe se cila në fund fitoi 50 euro. /Telegrafi/