Ish-trajneri i Spanjës dhe Real Madridit, Vicente Del Bosque, ka zgjedhur mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo.

Dyshja kanë qenë më të mëdhenjtë në nivelin individual në vitet e fundit duke sjell sukses te Barcelona dhe Real Madridi.


Ronaldo aktualisht luan në Itali te Juventusi, ku ka shënuar 19 gola në 25 ndeshje.

GettyImages 453960483 Vicente del Bosque . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Edhe Messi po tregon formë të lartë ku ka shënuar 33 gola në të gjitha garat.

Del Bosque është pyetur për se kë do ta zgjidhte më parë në mes të Messit dhe Ronaldos, ai ka zgjedhur argjentinas.

GettyImages 1131627759 Lionel Messi . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

"Ai pothuajse gjithmonë luan mirë. Janë disa lojtar që kurrë nuk bëjnë gabime. Ai ka një ecuri gjithmonë të rregullt. Ai është lojtar i madh”.

"Jam me Messin. Ai duket lojtar më natyral, si një lojtar që luan në lagje më shok”.

GettyImages 1131144469 Cristiano Ronaldo . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Cristiano të jep kurajo, me një fizik dhe paraqitje teknike si lojtar i madh, por un jam me Messin”, ka thënë Bosque. /Telegrafi/

telegrafi sport app