Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë e Kosovës shpreh indinjatë të thellë për dënimin me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë, të njërit prej drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, duke thënë se ky vendim është i padrejtë dhe absurd.
Vendimi është i padrejtë ngase është i bazuar në akuzat e përgatitura nga shërbimet e specializuara të angazhuara nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të nxitësit të luftërave të përgjakshme, me përmasa gjenocidi, të ushtrisë e policisë serbe kundër popullsisë së Kroacisë, të Bosnjë e Hercegovinës dhe asaj të Kosovës, Sllobodan Millosheviqit, të cilët edhe sot janë në krye të shtetit serb.
“Po të ekzistonin dëshmi për “trafikim të organeve të serbeve të zënë robër” siç ceket , ndër të tjera, në raportin e Dick Martyt, regjimi i Beogradit s’do të ndalej së akuzuari, jo vetëm shqiptarët, por edhe gjithë botën demokratike që ka ngritur zërin kundër gjenocidit e spastrimit etnik të Kosovës dhe se si shërbimet serbe i kanë përgatitur dhe dinë t’i montojnë akuzat, më së miri e dimë ne, ish- të burgosurit politikë”, ka thënë Binak Ulaj, kryetar i Shoqatës së ish- të Burgosurve Politikë
Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë e Kosovës thotë se vendimi është i motivuar politikisht për qëllime të caktuara politike “arritjen e një kompromisi nga të dyja palët’’, duke fajësuar luftëtarët që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës nga njëra anë dhe, duke minimizuar krimet e ushtrisë e policisë pushtuese serbe, nga ana tjetër.
“Si nënkryetar i Këshillit për të Drejtat e Liritë e Njeriut me seli në Prishtinë, nga viti 1993-2000 disa herë kam qenë në zonat e luftës dhe i kam parë nga afër krimet e ushtrisë e policisë serbe. Nga qindra raste të masakrimit të familjeve të tëra shqiptare, po e përmendi vetëm rastin e sulmit tinëzar të pa paralajmërim me mjete të rënda artilerie të shtëpive të familjes Jasharaj në Prekaz, më 5,6 e 7 mars 1998, ndonëse e kanë ditur se në to ka fëmijë, gra e pleq, dhe rastin e vrasjes së të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës në Burim, më 22 maj 1999”, ka shtuar Ulaj.
Për më tepër, Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë e Kosovës konsideron se vendimi për dënimin e Mustafës është tmerrësisht absurd duke pasur parasysh se për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të bëra në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, nga Dhomat e Specializuara janë dënuar gjithsej 26 serbë, kryesisht kriminelë gjenocidalë ( ndonëse është jo logjike të tërhiqet çfarëdolloj paraleleje, s’mund të mos e theksojmë faktin së vetëm njëri prej tyre është dënuar me më së shumti 22 vjet burg), shumica e të cilëve tani janë në liri, ndërkohë që Salih Mustafa dënohet me 10 vjet burg për ndalim arbitrar (6 persona të ndaluar 19 ditë), 20 vjet për torturë e 25 vjet për, siç ka deklaruar kryegjykatësja, “vdekjen e një viktime në periudhën e fundit të vitit 1999, që mund t‘i atribuohet veprimeve dhe mosveprimeve të Mustafa si komandant i BIA-s.”
Po ashtu, ish-të burgosurit politikë vendimin për dënimin e Mustafës e quajnë absurd edhe me porosinë e tij, veçmas për brezat e të rinjve të sotëm dhe të ardhshëm: akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi , Pjetër Shala, që kanë luftuar për ta çliruar nga robëria shekullore popullin shqiptar që jeton në trojet e veta etnike e historike.
“Ne, anëtarët e SHPB-së, që jemi edhe veteranë e punonjës të arsimit, e kemi të pamundur të gjejmë fjalë që arsyetojnë sado pak vendimet e Dhomave të Specializuara që bien ndesh me mësimet e deritashme të historisë për luftërat e drejta mbrojtëse dhe çlirimtare kudo në botë, pra edhe në Kosovë.
Vendimi është absurd edhe për faktin se Kuvendi i Republikës së Kosovës, i cili e ka miratuar themelimin e Gjykatës Speciale jashtë territorit të saj, pa asnjë gjykatës a prokuror shqiptar në asnjë instancë, por e ka miratuar duke pasur besim në drejtësinë ndërkombëtare dhe duke qenë e bindur për karakterin e drejtë të luftës së UÇK-së dhe të pjesëtarëve të saj, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj mbikëqyrjeje ne proceduarat e zhvilluara, apo që janë duke u zhvilluar”, thuhet më tej në reagim.
Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë e Kosovës e vlerëson të padrejtë vendimin për dënimin e Sali Mustafës, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, ndërsa deklaratën e gjyqtares kryesore, Veldt -Foglia, se dënimi i Salih Mustafës “është fitore për drejtësinë”, e konsideron të padrejtë dhe të papranueshëm nga populli shqiptar i Kosovës, në emër të cilit jepen dënime të padrejta drakoniane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë