Vendimmarrja nga Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian për heqjen ose jo të vizave për Kosovën është e pamundur të përfundoj deri në fund të këtij viti. Madje ky vendim vështirë që do të ndodh edhe në vitin 2019.
Kjo pasi, sipas Demush Shashës, ish- sekretar në Ministrinë e Integrimit, në vitin e ardhshëm do të ndryshohet udhëheqja e presidencës së BE-së si dhe do të intensifikohen përgatitjet për zgjedhje parlamentare.
Shasha në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ka gjasa të vogla, që vendimmarrja për liberalizimin e vizave të ndodh këtë vit. Në të kundërtën, sipas tij, nuk dihet se sa do të zgjas ky procesi pas vitit 2019.
“Nuk shohim në këtë moment ndonjë mundësi reale që të merret vendimi pozitiv deri në fund të vitit për liberalizimi i vizave për Kosovën. Pothuajse po hyjmë në ditët finale kohore që të lejohet një vendimmarrje e tillë, do të thotë është realisht e pamundur që Këshilli dhe Parlamenti të dakordohen gjatë ditëve në vijim për vendimmarrje deri në fundvit lidhur me plotësim-ndryshimit të rregullores”, tha ai.
“Pas këtij viti dhe me hyrjen në vit të ri 2019, gjërat do të komplikohen shumë për shkak të ndryshimit të presidencës në Bashkimin Evropian në këshillin e ministrave të BE-së por edhe për shkak se me fillimin e 2019-ës do të intensifikohen përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në BE-së”, shtoi Shasha.
“Dua të shpresoj që deri në fund të këtij viti do të ketë vendimmarrje përkundër të gjitha këtyre zhvillimeve, nëse kjo nuk ndodh atëherë procesi i liberalizimit të vizave hyn në një rrugë me të vërtetë nuk e dina në këtë stad se sa shumë do të zgjat edhe përtej vitit 2019”, tha ai.
Hezitimin e Francës, Gjermanisë dhe Holandës për të votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, Shasha që është edhe një nga themeluesit e Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), e ka arsyetuar me mos përfundimin e punëve nga institucionet e Kosovës.
“…ne si Kosovë nuk jemi duke dhënë edhe shembujt më të mirë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qoftë rasti i veteranëve dhe deklaratat të liderëve politik rreth punës së prokurorit, ose edhe të gjithë rastit të veteranëve”.
“Fakti që ne ende nga 30 raste që janë shenjëzuar në kuadër të luftës të krimit të organizuar dhe korrupsionit ende nuk kemi asnjë rast të vetëm të profilit të lartë të dënuar në shkallën përfundimtare për korrupsion”, përfundoi Shasha.
Ai ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj edhe për mos zbatimin e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA), raporton EO.
“Ne si institucione kemi arrit të zbatojmë vetëm 13% të obligimeve shtohet pyetja çfarë tash mund të kërkojmë nga BE kur detyrat e shtëpisë nuk janë përfunduar”.
“Kjo Qeveri momentale ka ardhur në qeverisje me moton e vendimeve të mëdha dhe çka po shohim sot është që pikërisht kjo qeveri nuk është në gjendje të zbatojë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në nivelin që po kërkohet nga vet institucionet e BE-së”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vuçiqit i ‘dhemb’ aleanca Kosovë – Shqipëri – Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

“Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë”, Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn