LAJMI I FUNDIT:

Ish-prostituta shqiptare tregon historinë si i shpëtoi skllavërisë

Ish-prostituta shqiptare tregon historinë si i shpëtoi skllavërisë
Foto: Ilustrim

Në disa qendra në Shqipëri jetojnë vajza, të cilat i kanë shpëtuar skllavërisë si punonjëse seksi. Njëra nga ato tregon sesi në moshën 14-vjeçare ra pre e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ajo tregon se një burrë rreth të 40-tave e mashtroi atë duke i premtuar një jetë më të mirë në Itali, por qëllimet e tij ishin të errëta. Të miturën, ai e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

“Më premtonte shumë gjëra. Do shkoja në Itali, do të punoja, do bëhesha dikush në jetë. Por pasi shkova atje më shfrytëzoi si prostitutë”, tregon viktima e trafikimit, raporton TopChannel.


Po çfarë ndodhte nëse ajo refuzonte? “Më kyçte në dhomë. Unë thosha që nuk dua, por ai më detyronte, më rrihte. Po se bërë këtë, më thoshte, do të t’vras”.

E mitura na tregon se si shpëtoi nga tutori i saj. “Më pas bëmë plan me shku në Belgjikë. Aty mua më kapi policia. Në fillim jo. Më pas, thash stop. Nuk do të kem më frikë do t’i tregojë të gjitha”.

Kanë kaluar 4 vjet nga historia e saj e trishtë, fatmirësisht sot ajo është riintegruar dhe punon si ndihmëse kuzhiniere.

“Unë jam në punë. Jam ndihmëse kuzhiniereje. Ishte pak e vështirë që unë ta harroja atë histori, por ja që e harrova dhe tashmë jam e lumtur”, përfundon ajo.

“Riintegrimi është shumë i vështirë pasi ka shumë gjasa që pas ndalimit të trafikimit, gjasat që t’i rikthehen sërish të njëjtës jetë janë gjithmonë më të larta. Ndaj ekzistojnë edhe qendrat rehabilituese”, thotë psikologia Aurela Agalliu.

Shumë herë i rikthehen rrugës së mundimeve sepse ndjehen të përjashtuara nga familja e tyre dhe nga shoqëria dhe kjo e bën të pafundë luftën kundër këtij fenomeni.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori