LAJMI I FUNDIT:

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon pezullimin e dënimit 2 vite burg, Gjykata e Lartë pritet të jap sot vendimin

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon pezullimin e dënimit 2 vite burg, Gjykata e Lartë pritet të jap sot vendimin

Gjykata e lartë do të vendosë sot lidhur me rekursin e ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla mbi vendimin e dënimit të tij me 2 vite burg për mosdeklarim e fshehje pasurie.

Vendimi do të merret në dhomë këshillimi ndërsa më herët Gjykata e Lartë i ka refuzuar Llallës kërkesën për pezullimin e dënimit për arsye shëndetësore. Llalla është strehuar në Itali ku i është bllokuar pasaporta ndërsa me vendim te formës se prerë i janë sekuestruar disa pasuri, nder to një apartament në Durrës dhe sipërfaqe toke ne periferi të Tiranës.

Ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode, mosdeklarimin e një shumë prej rreth 7 mije dollarësh për lindjen e djalit të tij jashtë vendit, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.


Po ashtu në bazë të dënimit plotësues ish-kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti

Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti

Kronika e Zezë
Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, Zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, Zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Lajme
“Do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës” – deklarata emocionuese e betimit të rekrutëve të FSK-së

“Do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës” – deklarata emocionuese e betimit të rekrutëve të FSK-së

Siguri
Kalo në kategori