Ish-presidentja Jahjaga viziton basketbollistet e Kosovës: Ju jeni ambasadoret më të mira të vendit

Kosova A për herë të parë do të garojë në arenën ndërkombëtare. Vashat e Kosovës po përgatiten për të qenë sa më të gatshme për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që zhvillohet nga 20 deri më 25 korrik në Qipro.
Kjo shënon edhe debutimin e vashave Dardane në garat evropiane. Basketbollistet e Kosovës i ka vizituar ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Ndihem e lumtur që jam në mesin tuaj. Me diçka që jam krenuar gjithmonë, si presidente dhe pas përfundimit të mandatit, është se, sportistët kanë qenë ambasadorët më të mirë të vendit në arenën ndërkombëtare”.
“Ata kudo që kanë shkuar, kanë përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme. Linda (Shala) më tha se ju për herë të parë do të merrni pjesë në një garë ndërkombëtare, dhe kjo është një fitore në vete, pa marrë parasysh rezultatet në fushë. Ju jeni fitimtare. Nga zemra ju dëshiroj fat dhe suksese. Do të jem një lobuese e fuqishme e juaja pa marrë parasysh kudo që jeni”, është shprehur Jahjaga para zyrtarëve të lartë të FBK-së, stafit dhe lojtareve të Kosovës A.

Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala ishte shumë e lumtur që ish-presidentja e Kosovës mbajti një fjalim shumë frymëzues. “Ne kemi pasur nderin që kemi pasur presidenten e parë grua në Ballkan. Presidentja edhe pse ka përfunduar mandatin ka përkrahur fuqishëm rininë dhe gratë në të gjitha sferat e jetës. Ajo na ka nderuar me prezencën këtu. Rrugëtimi i saj gjatë jetës ka bërë që ajo të jetë Presidente e Kosovës, me punë dhe përkushtim. Kjo është edhe një frymëzim për ju”, ka thënë Shala.
Edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe anëtarja e Bordit të FBK-së, Teuta Abdullahu, ishin shumë të lumtura me vizitën e ish-presidentes së Kosovës, e cila është inspiruese për gratë dhe një shembull se, me punë mund të arrish gjëra të mëdha në jetë.
Në fund, basketbollistja e Kosovës, Valbona Bytyqi i ka dhuruar një fanellë të Kosovës ish-presidentes Atifete Jahjaga.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri