LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 11° heavyrain

Ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe Emina Çunmulaj vizitojnë shoqatën “Medica Gjakova”

Ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe Emina Çunmulaj vizitojnë shoqatën “Medica Gjakova”

Ish presidenjta e Kosovës, Atifete Jahjaga e së bashku ,me modelen me famë ndërkombëtare Emina Çunmulaj kanë qëndruar sot në Gjakovë, ku kanë vizituar shoqatën “Medica Gjakova” , ku kanë bërë shpërndarjen e disa donacioneve simbolike për disa nga anëtaret e kësaj shoqate.

Në këtë vizitë Jahjaga dhe Çunmulaj ishin të shoqëruara edhe nga kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ku këta te fundit u pritën nga stafi i kësaj shoqate.


Kryetari Gjini në deklaratën e tij e vlerësoi lartë qëllimin e kësaj vizite nga Jahjaga dhe Çunmulaj.

“Fillimisht mendoj që duhet ta falenferojmë presidenten Jahjahga për mundin qe e merr edhe pas lëshimit të detyrës së saj si Presidente e Kosovës, së bashku me modelen e mirënjohur Emina Çunmulaj të cilat bëjnë aktivitet të jashtëzakonshëm sidomos në mbëshjetjen e personave të cilët kanë pas fatin të jenë të cenuar gjatë luftës, dhe unë e falenderoj shoqatën “Medica Gjakova”, presidenten Jahjaga dhe modelen Çunmulaj, që ishin sot në Gjakovë edhe që e marrin mundin të jenë afër viktimave të luftës, për të ndihmuar në shërimin e ketyre plagëve që e kanë përcjellur vendin tonë, tha  Gjini, raporton Telegrafi.

Ndërsa ish-presidentja Jahjaga tha që në bashkëpunim me fondacionin “Emina’s Hand” kanë sjellur një donacion për 5 gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, duke i ndihmuar që ato të jenë të pavaruara ekonomikisht.

“Nga ky projekt, specifikisht nga “Medica Gjakova” janë perfituese 5 gra të cilat nga sot e tutje do të jenë të pavarura në punën e tyre në biznesin e tyre, i cili ka qenë edhe qëllimi im kryesor që nga fillimi i mandatit tim si Presidente e Kosovës në vitin 2011, kur unë së bashku me të gjitha gratë aktiviste në atë kohë, jemi munduar të hapim temën që ka qenë dhe vazhdon të jetë një plagë e hapur për shoqërinë e Kosovës në tërësi.”, deklaroi ish-presidentje Jahjaga.

Çunmulaj këtë nismë e cilësoi vetëm si një fillim bashkëpunimi mes saj dhe “Jahjaga’s Foundation” për tu dalë në ndihmë grave të cilat e kanë të nevojshme mbështetjen.

“Unë kam ardhur në Kosovë me misionin për t’u ndihmuar grave që janë të dhunuara gjatë luftës dhe t’iu jap një përkrahje nga ana ime prej së largu, por pse jo edhe duke ju ndihmuar për aq kohë sa jam këtu, për t’iu dhënë një mundësi që ato ta kenë një zhvillim sado të vogël ekonomikisht për vete dhe familjet e tyre.”, tha Emina Çunmulaj, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, Mirlinda Sada, drejtoreshë e shoqatës “Medica Gjakova” tha që donacione të tilla janë mesazhe të rendësishme për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës, sepse përmes tyre ato e kuptojnë që nuk janë vetëm.

“Ky është një nder i veçantë për ne, që tregon solidaritetin që njerëzit kanë për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës. Pavarësisht ku gjinden në botë është shumë e rëndësishme që të kthehet koka edhe nga vendi prej nga e kanë origjinën dhe të ndihmojnë të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës, një kategori e cila për një kohë të gjatë është lënë anash., u shpreh Sada.

Ndër të tjera u theksua që nismat e tilla për ta mbështëtur këtë kategori e cila është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë tonë do të jenë të vazhdueshme./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori