Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu sot ka pranuar urime të shumta në 95 vjetorin e lindjes.
Një urim të veçantë ka bërë edhe presidenti aktual, Bajram Begaj. Ai ka shkruar në Facebook se bashkohet me familjarët, miqtë dhe dashamirësit e presidentit, për t’iu transmetuar urimet më të përzemërta për shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe aktive.
“Në rrugëtimin historik të shtetit shqiptar, Ju, i nderuar President Moisiu, keni dhënë kontribute të shumta e të çmuara, për të cilat populli shqiptar Ju vlerëson me konsideratë të lartë. Në çdo hap që keni hedhur, Ju keni shkëlqyer. Ju kontribuuat me përgjegjësi gjatë ushtrimit të detyrës së Kreut të Shtetit, veçanërisht në kohë zhvillimesh të vështira, por edhe me urtësi, ekuilibër dhe frymë përbashkuese në konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, parimit të të drejtave dhe lirive themelore, si dhe forcimit të imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë”, ka shkruar ai.
Alfred Moisiu lindi më 1 dhjetor 1929, në qytetin e Shkodrës. Ai ka marrë pjesë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Në vitet 1946-1948 kreu studimet në Shkollën e Inxhinierisë Ushtarake në Petersburg, Rusi, dhe u laureua në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë me Medalje të Artë në vitet 1952-1958. Në vitet 1948-1949 ka qenë Komandant toge në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë; Instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitet 1949-1951; ka punuar në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes në vitet 1958-1966.
Kursin e Lartë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura e kreu në vitet 1967-1968 në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Zoti Moisiu shërbeu si zëvendësministër i Mbrojtjes, nga viti 1981 deri në tetor 1982. Në vitet 1982-1984 ka qenë Komandant i Kompanisë së Xhenjos në Burrel dhe në vitin 1985 doli në pension.
Në vitin 1991 zoti Moisiu u emërua Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë Teknike, post të cilin e mbajti deri në vitin 1992. Në vitet 1992-1994 ai punoi si Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes; në vitet 1994-1997 ishte zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes. Alfred Moisiu themeloi më 1994-ën Shoqatën Shqiptare të Atlantikut, ku u zgjodh President.
Në vitin 1995 kreu Kursin për Personalitete të Larta në Kolegjin Ushtarak të NATO-s, në Romë. Moisiu është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes, të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë. Alfred Moisiu mban titullin shkencor “Doktor i Shkencave Ushtarake”.
Alfred Moisiu më 24 qershor të vitit 2002 zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë. Ish-Presidenti Alfred Moisiu i mbetur i ve pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes ka trashëguar katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë, i cili humbi jetën në një aksident tragjik gjatë mandatit të tij si President. Moisiu është njohës i tri gjuhëve, ruse, italiane dhe angleze./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi