Ish-politikania dhe sociologia serbe, Vesna Peshiq, ka thënë se “për sa më përket mua, Kosova është një histori e përfunduar, ne thjesht po humbim kohë”.
Sipas Peshiqit, paralajmërimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq për formimin e një “blloku serb” është një ide mjaft e paqartë.
“A dëshiron ai të qëndrojë në qendër dhe të thotë – në të majtë janë të gjelbrit pro-evropianë, dhe në anën tjetër janë të djathtët dhe ai do të jetë mes tyre”, tha ajo për “N1”, transmeton Telegrafi.
Lidhjet e opozitës parlamentare me ideologjinë politike të djathtë po forcohen. Jo rrallë, atyre u bashkohen akademikë dhe profesorë të një orientimi të ngjashëm.
Kësaj radhe, pikë takimi ishte Proklamata për Mbrojtjen e Kosovës.
“Nuk e di nëse ka pasur ndonjë proklamatë më parë… Por të gjithë janë shumë të njohura për opinionin, të gjithë janë nacionalistë, Beqkoviq, Koviq, Çaslav Ociq… Nuk e di se çfarë plani kanë me Kosovën, si do ta mbrojnë Kosovën, çfarë mund të bëjnë për Kosovën”, pyeti Peshiq.
Siç tha ajo, lëvizja Dveri është “e njohur për këtë temë”.
“Ata janë parti të Putinit, përfaqësojnë vlerat familjare dhe duan ‘ta kthejnë Kosovën’. Si do ta kthejnë Kosovën, duhet të krijojnë trupa të armatosura. Riintegrimi i Kosovës është krejtësisht jorealist”, theksoi ajo.
Ajo thotë se Kosova është një histori e mbyllur.
“Thjesht po humbim kohë”, shtoi ajo.
Duke komentuar formimin e “bllokut serb”, Peshiq thotë se ai nuk është “Serbi e denjë”, çfarë e ka paralajmëruar Vuçiq.
“Nëse kjo është Serbia e denjë, ai që është i padenjë vet… Nuk kemi më asnjë institucion, zgjedhjet na kanë zgjatur dy muaj, pastaj u bë pauzë pastaj janë verifikuar mandatet, pastaj do të formohet qeveria në gusht, shtator, tetor, kështu që tani nuk kemi as qeveri”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë