Ish-pjesëtari i UÇK-së, Ziadin Hoxha ftohet nga Specialja

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ziadin Hoxha është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, transmeton Telegrafi.
“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ziadin Hoxha, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Ziadini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, nga Gjykata Speciale kanë ardhur një numër i madh ftesash për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































